Aksidentohen motoçikletat në Shkodër, një i vdekur dhe një i plagosur
Shkodër- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mëngjesin e së dielës.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën dy motoçikleta.
Si pasojë, burimet e policisë së qytetit të Shkodrës bëjnë me dije se ka humbur jetën shtetasi Kolec Molla, 69 vjeç ndërsa është plagosur shtetasi Eduard Gjeka.
Burmiet e bluve bëjnë me dije gjithashtu se të dy personat e përfshirë në aksident ishin nga fshati Rrjoll i komunës Velipojë. Ndërsa ende nuk ka detaje të tjera për ngjarjen.
Policia ka nisur menjëherë punën për hetimin e shkaqeve të plota të ngjarjes dhe zbardhjen e saj.