E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervista/Trashëgimtarja e mitit Fellini: Ai ka qenë një mësim i madh jete (FOTO)

FTiranë- Filmat e tij janë kult në historinë e kinematografisë botërore. Është kineasti që ka mundur të rrëmbejë 5 trofe OSCAR…e në këtë 20 vjetor të shuarjes së tij, burri ikonë, babai i kinemasë italiane dhe jo vetëm, Frederico Fellini e prek Tiranën ndryshe, nëpërmjet trashëgimtares së tij të vetme, Francesca Fellini. Nga kryeqyteti i shqiptarëve, ndërsa rrëfen se çdoherë që ka një ftesë për të treguar Felinin e saj, rend, Francesca Fellini pohon se është duke i hapur dyert e shtëpisë një publiku me të cilin përballet për të parën herë.

Në thesin e saj të dhuratave për shqiptarët, sikundër i pëlqen ta quajë…Fellini thotë se nuk do të flasë për krijimtarinë e tij…por zgjedh të flasë për njeriun nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij të një jete që rrëfehen në dokumentarin Ricordando Federico Fellini. Ai është një ndër kineastët më të zëshëm të të gjitha kohërave, italiani me më shumë influencë në kinemanë e shekullit të XX, u lind më 20 janar të vitit 1920 në Rimini dhe u shua më 31 tetor 1993.

Në historinë e kinemasë botëore do të dallohet për stilin e tij unik, për fantazinë e shfrenuar dhe imazhet e pazakonta…karrierë dhe krijimtari e pakrahasueshme me atë të ndonjë regjisori tjetër për çka mundi të rrëmbejë 5 trofe OSCAR, duke u shndërruar në regjisorin i cili ka mundur të fitojë numrin më të madh të trofeve në historinë e çmimeve OSCAR në kategorinë e filmit të huaj.

Intervista/Trashëgimtarja e mitit Fellini: Ai ka qenë një mësim i madh jete

Intervista/Trashëgimtarja e mitit Fellini: Ai ka qenë një mësim i madh jete ◄ Back Next ► Picture 1 of 7

Këtë vit në Itali dhe aty ku influenca e kulturës italiane është prezente, po përkujtohet jeta dhe vepra e kinastit i cili vijon të jetë aktual me krijimtarinë e tij, sikundër ndodhi edhe në Tiranë nëpërmjet këtij dokumentari, ekspozitës me vizatimete tij dhe librit unik të Maria Madalenas, motrës së Frederico Fellinit.

Jeni trashëgimtarja e vetme e njeriut ikonë të kinemasë, Frederico Fellini-t, e gjendeni në Tiranë për të përcjellë detaje të jetës së tij që ky publik i njeh jo shumë, peshë e madhe?

Çdoherë që kam një ftesë për të thënë diçka për Fellinin unë rend, rend sepse ndjej jo vetëm përgjegjësi për të përcjellë atë që ai ka lënë pas, por ka shumë për të thënë për një personalitet të tillë i cili besomëni, nuk ishte si gjithë të tjerët.

Unë jam trashëgimtarja e vetme e tij, trashëgoj gjithçka ai ka lënë pas dhe doemos kjo mbart edhe shumë përgjegjësi. Mirëpo më pëlqen të them se mbi gjithçka, kam trashëguar nga Felini mësime të mëdha jete. Kam mësuar që në jetë duhet të punosh përherë me ndershmëri, duhet ta duash punën, duhet të ndjekësh ëndrrat por gjithmonë me përulësi. Këtë ka bërë ai gjithë jetën. Kjo është trashëgimi e madhe dhe më e rëndësishmja, është një shembull i çmuar, sidomos kur të vjen nga një figurë e tillë, një figurë që mund tja lejonte vetes ti injoronte të gjithë.  Por ai këtë nuk e ka bërë kurrë në jetë. Ishte i rrallë sepse donte shumë të fliste me kolegët e tij regjisorë, u telefononte kur kishte parë një film. Ndaj them se një vlerë e madhe ishte edhe kjo e të qenit tejet i kujdesshëm ndaj gjithçkaje që e rrethonte.

Në prezantimin e dokumentarit Duke kujtuar Frederico Fellini-n ju vutë theksin tek të rinjtë, domosdoshmëria që të rinjtë të njohin, të prekin trashëgiminë…Pse ky ngulm, pse e thoni këtë me kaq forcë?

Po përherë e bëj këtë. U drejtoj mesazhe të rinjve çdoherë që mundem sepse unë kam bindjen që Felini është ekstremisht aktual në filmat e tij, mund të përmendim Sheiko Bianko, Dolçe Vita apo Prove dorkestrajanë këta filma që fotografojnë me aq shumë realizëm atë që ndodhte në Itali deri edhe pak javë më parë, përpara se të konstituohej qeveria e re. Felini ka pasur këtë aftësinë e madhe për të tejkaluar kohën. Andaj edhe unë u them të rinjve që është me shumë rëndësi ti rikthehen filmave të tyre nëse i kanë parë, ta njohin vepën e tijduke njohur kështu profilin e tij përtej filmave por si një dizenjator por pse jo edhe piktor për tu konsideruar. Por për të rinjtë mbi gjithçka them se është një shembull për se si e nisi ai karrierëndhe e nisi nga asgjëja. Frederiko u nis nga provinca, jo me ndonjë automjet të kushtueshëm blerë nga prindërit. Kur u nis nga aty mbante veshur vetëm një xhaketë, një palë pantallona madje edhe ato me xhepa të grisurpor ama duke mbartur aftësi të mëdha të cilat i kishte fituar ndërkaq, nga përvoja e tij në gazetari, më pas filloi të shkruajë drama të vogla për radio dhe aty fillon rruga e tij për tu shndërruar në një ikonë të kinemasë.

Përmendni gjithashtu me shumë focë fjalën PËRULËSI…kaq shumë na nevojitet në ditët tona

Besoj se të gjithëve ne na duhet një dush përulësie, duke nisur nga ata që na drejtojnë, na qeverisinduhet ta bëjmë këtë për ti dhënë shembuj të mirë të rinjve. Dhe kur them se figura të tilla si Felini apo muzikantë të mëdhenj duhet të jenë shembuj, smund të mos ndalem dhe të reflektoj gjatë. Ne në Itali kemi një vit të rëndësishëm sepse kujtohet Xhuzepe Verdi dhe Felinidy shtylla të rëndëishme të kulturës botërore. Mirëpo fjala PËRULËSI nuk është në fjalorin dhe mendjen e asnjërit prej këtyre që na qeverisin sot. Dhe duhet të nisë nga ata për tua mësuar të rinjve të cilët duhet të kuptojnë që në jetë asgjë nuk të dhurohet. Gjithçka fitohet me seriozitet dhe profesionalizëm, por ama në një botë ku funksionon meritokracia. Sepse përulsia është njëra anë por ama duhet edhe të shpërblehen kur bëjnë studime me rëndësi për të gjithë ne, kur kanë bërë sakrificandaj edhe shoqëria jonë duhet të jetë patjetër një shoqëri që i garanton punën të rinjve, dhe kjo nuk ndodh tani.

Pyesni të tjerët jo rrallë se cili është Fellini për ta…e duket se këtë jua dikton profesioni juan preh gazetareje. Po Fellini juaj cili është?

Felini im është ai i shumë  takimeve, i shumë vaktevepor asnjëherë mjaftueshëm. Me të nuk kam folur për filmat e tij dhe as për veprat sepse nuk i pelqënte ta bënte këtë gjë. Por ato orë, shpesh të gjata e disa herë më pak, kur vinte në Rimini për të takuar nënën, gjyshen time me të cilën unë jetoja bashkë me prindërit e mijbisedat tona ishin për përditshmërinë dhe jo rrallë mendoj se më ka mbetur peng që nuk i kam bërë më shumë pyetje. Por ka një gjë për të cilën jam shumë krenare: që atij nuk i kërkova asnjëherë asgjë! Atij i kanë kërkuar gjithçka, sepse flasim për një burrë i cili ishte ekstermisht i pushtetshëm kur jetoi. Kishte një pushtet gati-gati pa limit, edhe më shumë se sa një drejtues i lartë shteti për rolin që kishte në kinemanë botërore. Por unë nuk e bëra, hodha hapat e mij si gazetare një nga një dhe çdoherë që mendoja se kishte diçka që ai mund ta shihte, i tregoja për orën kur do të transmetohej. Një gjë e di me siguri, që në sytë e tij isha ajo vogëlushja me flokë të kuq e kaçurrelë që për të parën herë e takoi në djep, por ama ajo vogëlushja ishte rritur, kishte ikur nga prov

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›