E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetaret e bashkesise islamike te Ballkanit konference ne Tirane

Jetojmë në kohë moderne, mendojmë dhe veprojmë ndryshe nga paraardhësit tanë. Por jo gjithcka e bëjmë mirë.
Të gjitha këto u diskutuan nga krerët e Bashkisë Islamike të Ballkanit të cilët janë mbledhur në Tiranë në një konferencë të organizuar nga Komuniteti Mysliman. Për ta zgjidhja duhet parë te islami dhe këshillat e tij.
“Islami shumë shekuj më parë nëpërmjet burimeve të tij autentike të kuranit dhe të traditës profetike i ka dhënë zgjidhje jo vetëm problemeve teorike por edhe problemeve të të gjitha ngjyrave, mjafton që ne si përfaqësues të tij , të islamit në vendet tona të gjejmë çelsin se si duhet t’i kuptojmë problemet dhe si duhet t’i zgjidhim ato.”
Për Krerët e komuniteteve myslimane duhen bërë më shumë përpjekje kundër islamofobisë sepse po fyhen vlerat myslimane. Format moderne të jetesës duhet të shmangin dhunën, dhe të mbështetsin shtresat ne nevojë. Këto tema u diskutuan nga përfaqësuesit e bashkësisë islamike të ballkanit.

Berisha: Shqipëria, shembull për dialogun ndërfetar
Kryeministri Berisha priti në një takim kryetarët e Bashkësive Islame të Ballkanit, të cilëve u tha se nuk janë besimet që i vendosin njerëzit kundër njëri-tjetrit, por politikat që i përdorin si pretekst ato. Berisha theksoi rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe veçoi shembullin e Shqipërisë, por edhe të Ballkanit si shembull në botë për bashkekzistencën paqësore të besimeve fetare. Mehmet Gormez, kryetar i Komunitetit Mysliman të Turqisë tha se e kishin falur namazin një ditë më parë në Shkodër, ku fare pranë xhamisë ishte kisha. “Europa ka 300 vjet që nuk e mëson dot këtë leksion që jep Shqipëria për harmoninë fetare”- u shpreh ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›