E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata izolon ne burg babain e dy femijeve Shkelqim Dinin

Gjykata Tiranës izoloi në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg”, babain e dy fëmijëve, 40 vjeçarin Shkëlqim Dini.
Ndaj të dyshuarit, prokruoria ka ngritur akuzën e “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur”, pasi për 4 ditë e ka mbajtur të izoluar në hotel një 16-vjeçare nga Librazhdi.
I dyshuari nuk e ka pranuar akuzën, duke pretenduar se është I dashuruar me 16 vjeçaren, e cila së bashku me baban e saj e ka denoncuar 40 vjeçarin për “përdhunim”.
Sipas akuzës, 40 vjeçari Dini është njohur nëpërmjet telefonit me vajzën e mitur, me të cilën ka shkëmbyer për rreth dy muaj mesazhe telefonike, deri ditën kur janë takuar në Tiranë. Pas këtij takimi, I dyshuari e ka strehuar vajzën në një hotel duke e mbajtur për 4 ditë. Gjatë kësaj kohe, sipas vajzës, 40 vjeçari ka kryer marrëdheni seskuale kundër dëshiresë së saj.
Ndërkohë avokati pretendoj se vajza ka qendruar me deshiren e saj dhe sapo e ka marr vesh se I dashuri është I martuar dhe ka femije, ka vendosur ta denoncoi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›