Aksidentohen për vdekje2 pengmarrësplagoset pengu
KUKES-Një aksident i rëndë në aksin Kukës-Fushë Arrëz, ku të vdekur kanë mbetur dy pengmarrës, ndërsa janë plagosur dy shtetas, një prej tyre shtetasi i marrë peng.
Gjatë natës rreth orës 01:00 një makine tip benz me targa të Kosovës KS233 ka rënë në humnerë në aksin Kukës-Fushë Arrëz rruga e vjetër. Për pasoje 2 persona kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjëndje të rendë. Viktima të ketij aksidenti kanë mbetur, Vullnet Mergoti 25 vjec dhe Erjon Gjahu 17 vjec, ndërsa ndodhen të shtruar në spitalin e Kukësit, Urim Mergoti dhe Sali Vata. Sipas policisë ky aksident është I lidhur me rrëmbimin e Sali Vatës, një nga pasagjeret e mjetit, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 3 personat e tjerë të ndodhur ne makine kane qene autorë te rrembimit te tij , duke kerkuar ne kembim te lirimit nje shume parash nga Bledar Bogjisha që ndodhej ne borxh me ta.
Pengmarrja
Por, para aksidentiti ngjarja kishte një tjetër rrjedhë. TVNews24 me korrespodentin Hile Gjaci zbardh ngjarjen e rëndë. Nga burimet mesohet se në mes te ngjarjes ishte shtetasi Bledar Bogjisha nga Kalimashi që u kishte borxh vëllezërve Mergoti nga Gjegjani I Kukësit një shumë të kosniderueshme parash. Një ditë më parë, në orën 17:00 Bogjisha u takua me Vullnet, Urim Mergoti dhe Erjon Gjahu nga Bardhoci i Kukësit për tu shlyer detyrimin, por nuk e ka shlyer pasi nuk ka patur para. Në këtë moment Mergotët i bllokojnë rrugën Bledar Bogjishës, i thyejnë xhamat e kamionit me të cilin Bogjisha udhëtonte dhe e rrahën. Ka qënë ky momenti kur aty ka kaluar shtetasi Sali Vata me banim në Kamëz dhe ka ndërhyrë duke u kërkuar vellezërve të mos e rrahin Bogjishën pasi e ka shok. Ka u desh që Mergotët të rrëmbejnë Sali Vatën dhe ti kërkojnë Bogjishës që të paguajë borxhin se i morën shokun peng.
Ata e morën pengun me një benz dhe u fshehën në rrethinat e Kukësit. Për ngjarjen ka qënë në dijeni dhe policia e Kukësit qe pas sinjalizimit u vu ne ndjekje te pengamrresve.
Aksidenti
Gjatë natës, rreth orës 01:00 kur pengmarrësit Urim e Vullnet Mergoti dhe Erjon Gjahu 17 vjec dolën nga vendi ku fshiheshin dhe po udhëtonin me Sali Vatën në automjet, në rrugën e vjetër Fushë Arrëz-Kukës, makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në 100 metra në humnerë. Menjëherë kanë gjetur vdekjen një nga vellezërit Mergoti, Vullneti 25 vjec dhe Erjon Gjahu 17 vjec, ndërsa me plagë të rënda në trup janë shtruar në spital pengmarrësi tjetër Urim Mergoti dhe pengu Sali Vata. Policia nderkohe ka ndaluar shtetasin Bledar Bogjisha per te mesuar me shume ifnormacione rreth ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)