Dy vrasje natënI riu ekzekutohetBurri vret gruan
TIRANE-Dy vrasje kanë ndodhur gjatë orëve të natës në vend, ku viktima kanë mbetur një i ri dhe një grua. Policia po heton për të dyja rastet e ndara, madje në njërin krim ka ndaluar dhe autorin e ngjarjes.
Në qytetin e Lushnjes, gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme është ekzekutuar me armë pranë banesës së tij, shtetasi Gerti Lala 29 vjec. Policia bën të ditur se ka nisur hetimet për ngjarjen, por pohon se nuk ka ende asnjë të dyshuar si aturo të ngjarjes dhe motivet që mund të kenë cuar në këtë vrasje të të riut.
Ndërkohë në Malësinë e Madhe, në fshatin Aliaj të komunës Kastrat burri vret gruan për xhelozi. Policia e Shkodrës njoftoi sot se gjatë orëve të natës bashkëshorti Rrol Lekani 52 vjec ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij Margarita Lekani 42 vjece. Policia dyshon se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie. Autori u vu në pranga vetëm pak orë pas kryerjes së krimit..
Vrasjet në Lushnjë e Malësi e Malësinë e Madhe ndodhin disa orë pas vrasjes që ndodhi dje në qëndër të Tiranës ku një shtetas me precedent penalë u ekzekutua me armë në mes të ditës brenda në makinën e tij Benz. Bëhet fjalë për Franc Konomin, një person i njohur në botën e krimit, i sapokthyer prej pak kohësh nga Gjermania ku qëndronte prej disa vitesh.
(d.b/BalkanWeb)