E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, ekzekutohet me armë një 29-vjeçar

Një 29-vjeçar është ekzekutuar gjatë orëve të vona të natës në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve viktima është 29-vjeçari Gerti Lala i cili është qëlluar me armë dhe thikë nga persona ende të paidentifikuar në shkallët e pallatit të tij.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dyshon se autorët e vrasjes janë dy persona por nuk bëhen ende të ditura shkaqet e vrasjes. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›