E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet 24-vjecarja te konviktet e Inxhinerise se Ndertimit

Një 24-vjeçare është aksidentuar teksa lëvizte në këmbë të afërsi të konvikteve të fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, kur furgoni I mallrave Benz Sprinter, me targa të Tiranës 58 43 S, ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka mundur të evitojë 24-vjeçaren që kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën. Drejtuesi I furgonit ka tentuar ta shmangë aksidentin madje duke e përplasur furgonin me një avlli me blloqe. 24-vjeçarja është dërguar në gjëndje të rëndë në spitalinh e traumës në Tiranës, ndërsa policia shoqëroi drejtuesin e mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›