E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Kufitare e Gjirokastres ndalon 35 refugjate

Policia kufitare e Kakavijës ka kapur 35 klandestinë nga vende të ndryshme që kanë hyrë në Shqipëri nga Greqia. Mes të kapurve gjate dy operacioneve, ishin edhe 5 femra e 3 fëmijë. Sipas policise ata janë me probleme shëndetësore, pasi janë lagur nga shiu dhe një fëmijë 5 muajsh është dërguar për trajtim në qendrën shëndetësore të Vriserasë. Nga Kakavija refugjatet do te kthehen mbrapsh drejt Greqisë, si vendi I origjinës. Gjatë dy muajve të fundit në kufirin tonë me Greqinë janë kapur më shumë se 850 emigrantë klandestinë, kryesisht nga vende të Lindjes së Mesme, të Afrikës veriore por dhe vende të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›