E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet 54 vjeçari në fabrikën e pasurimit të kromit

Sot rreth orës 15.00 në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë aksidentohet rëndë punonjësi i kësaj fabrike, 54-vjecari, Kadri Koçi. Pasojë e këtij aksidenti ka qenë përmbysja e karrocerisë së tralit, që transporton krom. Menjëherë i aksidentuari është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku ka marrë dhe mjekimin e parë.

Më pas mjekët si pasojë e plagëve të marra kanë njoftuar helikopterin e ministrisë së Shëndetësisë për ta transportuar drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës. Ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet që çuan në këtë aksident të rëndë të punonjësit të fabrikës së pasurimit të kromit në Bulqizë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›