E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres raporti, ambasadori slloven: Realizoni reformat

KORCE- Ambasadori slloven Bojan Bertoncelj komenton progres raportin e KE, për Shqipërinë si një mundësi për të punuar më shumë dhe për të ecur përpara.
Nga qyteti i Korçës, ku zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë Niko Peleshi, ambasadori deklaron se procesi i integrimit kërkon funksionimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave.

“Raport progresi duhet parë si mundësi për të punuar më shumë për të ecur përpara. Refuzimi i statusit nuk ishte e papritur, ndoshta viti i kaluar nuk ishte frytdhënës, por duhet parë si mund të ndryshohet. Është mëse e qartë që kërkohet funksionim i institucioneve demokratike dhe reformat.”- deklaroi ambasadori Bertoncelj, pas takimit me kryebashkiakun e Korçës.

Ambasadori slloven falenderoi zotin Peleshi për pritjen e ngrohtë duke shtuar se „Korça është një nga qytetet shumë dinamike dhe ambicioze. Ne kemi shumë fusha ku mund të bashkëpunojmë”.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›