E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit merr vendimin për ekstradimin e Altin Kores

Gjykata e Apelit i hap dritën jeshile ekstradimit drejt SHBA të Altin Kores, i akuzuar për trafik droge. Shkalla e dytë lë në fuqi vendimin e shkallës së parë të gjykatës së Tiranës për të ekstraduar drej tokës së premtuar biznesmenin e lokaleve në kryeqytet Altin Koren. Ndërsa disa ditë më parë po kjo gjykatë ka zgjatur edhe afatat e paraburgimit për 37 vjeçarin i cili është arrestuar në Shqipëri për llogari të drejtësisë amerikane, e cila e akuzon për trafik ndërkombëtar të drogës.
Ndërsa Vendimi i datës 11 tetor, ka bërë që Kore të qëndrojë në qeli deri në 22 tetor, kjo përkon me zgjatjen e afateve pasi brenda kësja date gjykata e apelit do të vendos për ekstradimin. Zgjatja e afateve vjen pas përfundimit tre mujor ku duhet të kryheshin të gjitha procedurat dhe verifikimet për biznesmenin e lokaleve në kryeqytet dhe më pas brenda këtij afati edhe të ekstradohej. Por për shkak të verifikimeve ky afat është zgjatur me një muaj nga gjykata e Tiranës dhe po të njëjtit mendim ka qenë edhe apelit i kryeqytetit. Pas këtij vendimi gjykata i ka dhënë ok ekstradimit të Kores i cili do të gjykohet në Amerikë për akuzat e ngritura nga drejtësia e këtij vendi.
Altin Kore, 35-vjeç, akuzohet në SHBA për trafik kokaine, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, urdhër i lëshuar më 3 mars të këtij viti. Kore akuzohet për trafikimin e 25 kilogramëve drogë të llojit kokainë. Biznesmeni është shpallur në kërkim pasi në 14 gusht 2008 Gjykata e Teksasit, SHBA, kishte lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij për akuzat e "trafikimit të lëndëve narkotike" dhe "mbajtje pa leje të armëve". Kokaina transportohej përmes rrugëve detare nga kontinenti amerikan në Evropë. 35 vjeçari u arrestua teksa po kthehej nga Turqia në aeroportin e rinasit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›