E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, tregëtonin lëndë nakotike, pranga 3 të rinjve

DURRËS- Tre të rinj nga qyteti i Durrësit, u arrestuan pasi akuzohen se kanë tregëtuar lënë narkotike. Uniformat blu të qytetit bregdetar bëjnë me dije se kanë arrestuar 26-vjecarin Riza Koçiu, 25-vjeçari, Gazmend Balla dhe 19-vjecarin Dorian Saraçi.

Forcat e policisë së Durrësit bëjnë me dije se të rinjve iu gjetën më shumë se 1 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Mësohet se aksioni i policisë ka nisur pasi gjatë konrollit në banesën e 26-vjecarit Riza Koçiu, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.8 gram kanabis sativa, të cilat ai deklaroi se ua kishte blerë dy të rinjve të tjerë

Nërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera në lagjen e plazhit nga 25-vjeçari Gazmend Balla u gjetën 1 kg e 11 gram kanabis.

Mësohet se bashkë me Ballën u ndalua edhe 19- vjeçari Dorian Saraçi, si tregtues i lëndës narkotike.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›