252 milionë euro vlen prishja e kontratës së Mesit
Lionel Mesi është futbollisti më i kompletuar dhe më vendimtar në Europë. Sipas një raporti, vlera aktuale në merkato e argjentinasit është 252 milionë euro, aq sa është edhe klauzola për të prishur kontratën me Barcelonën. Pas Mesit vjen Kristiano Ronaldo, i cili vlerësohet 118.7 milionë euro, që është më pak se gjysma e vlerës yllit të Barcelonës.
Pas portugezit vjen Edinson Kavani që vlerësohet me 67.8 milionë, Eden Hazard 64.5 milionë dhe Kun Aguero 56.4 milionë euro. Në grupin e 10 futbollistëve më të shtrenjtë përfshihen edhe Radamel Falkao, Mario Baloteli dhe Uejn Runi. Mesfushori i Barcelonës, Ksavi Hernandez, rezulton futbollisti më vendimtar, duke pasur parasysh aktivizimin e tij në kampionat dhe në Champions League. Aftësia e tij në organizimin e lojës dhe në krijimin e rasteve të rrezikshme, e bëjnë që të jetë në pjesën më të lartë të klasifikimit, i ndjekur nga Lionel Mesi, Huan Mata dhe Arturo Vidal.
(d.b/BalkanWeb)