E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, fushata elektorale uli prenotimet e qytetarëve për pushime

TIRANE-Vera e këtij këtij viti për shumë agjensi turistike në Korcë ka nisur jo me shumë optimizëm. Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit duket se ka qenë faktori kryesor që ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e kërkesës së qytetarëve për të bërë prenotime dhe për pushuar jashtë vendit përgjatë muajit qershor. Sipas përfaqësuesve të agjencive të udhëtimit për faj të fushatës elektorale pushimet verore po nisin një muaj me vonesë, ndërsa vihen re se nuk mungojnë rezervimet për muajt e tjerë të verës.

Marsela Katro agjente turistike ne Krocë tregon për News 24 se edhe këtë vit klientela duket e njëjtë pavarësisht ndryshimit të muajve të përzgjedhur krahasuar me një vit më parë.

Në top listën e rezervimeve për të kaluar pushimet jashtë vendit janë emigrantët, e pasuar më pas nga administrata.

"Përgjatë muajit qershor prenotimet e qytetarëve korcarë kanë qënë shumë të pakëta, për shkak të fushatës elektorale. Kështu, uket se pushimet verore po nisin një muaj me vonesë. Për muajt korrik dhe gusht numri i prenotimeve është më i lartë dhe në krye të listës qëndrojnë emigrantët të pasuar më pas nga administrata të cilët preferojnë kryesisht Turqinë dhe vende të tjera”, tha Marsela Katro agjente turistike. Fushata elektorale ka tkurrur pushuesit edhe në Dardhë dhe Voskopojë.

Pronarët e hoteleve dhe restoranteve konfirmojnë se ndryshe nga një vit më parë sezoni turistik ka nisur me një mungesë turistësh.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Epiqendra e turizmit juglindor, Pogradeci pret pushuesit e parë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›