E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet Petrit Vasili. Shmang spitalin publik, shkon në spitalin privat në Laprakë

UPDATE- Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka pësuar një aksident automobilistik. Aksidenti ka ndodhur në Paper të Elbasanit.

Fatmirësisht, aksidenti nuk ka qenë me pasoja të rënda për ministrin, i cili ka marrë disa dëmtime të lehta.

Së bashku me ministrin Vasili, në makinë ka qenë edhe një prej këshilltarëve të tij, Pëllumb Piperaj, i cili është dëmtuar më shumë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Makina e ministrit është përplasur me një furgon me targa të Kosovës. Shtatë persona janë plagosur nga aksidenti.

Ministri dhe këshilltari i tij, Pipero, kanë bërë kontrollin e parë në Elbasan dhe janë nisur drejt Tiranës.

Mësohet se Vasili dhe Pipero janë shtruar në Spitalin Amerikan të Tiranës në Laprakë për trajtim të mëtejshëm. Siç dihet spitalet publike që drejton Vasili janë në gjendje të mjerueshme. Nuk dimë nëse shërbimi do të paguhet apo e ka sponsorizim nga spitali amerikan, por fakti që Ministri i Shëndetësisë shmang spitalet publike për veten e tij, është reklama më e keqe për punën e tij dhe një diferencë e pafalshme me qytetarët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›