I pandeh hajdut 59 vjecari plagos dy te rinj

Ciftja e sekuestruar
Tepelene 22 mars 2011 NOA- Gjate mesnates se lene pas eshte arrestuar ne flagrance nje person i cili akuzohet se ka plagosur dy te tjere me arme gjahu.
Burime zyrtare nga policia e Gjirokastres konfirmojne se i ndaluari eshte Gezim Hysa i moshes 59 vjecare lindur dhe banues ne Memaliaj te Tepelenes.
Arrestimi i tij u be per arsye se pak para mesnates ka qelluar me nje arme gjahu cifte dy adoleshente nga qyteti Memaliaj L.M 18 vjec dhe E.L 17 vjec duke u shkaktuar te rinjve plage ne trupin e tyre.
Mesohet gjithashtu se dy adoleshentet pasi kishin pare nje ndeshje sporti ne nje lokal ishin nisur ne drejtim te banesave te tyre dhe ne momentin qe kane kaluar afer baneses se shtetasit Gezim Hysa ky i fundit ka kujtuar se ishin hajdute dhe ka nxjerre ciften duke qelluar ne drejtim te tyre.
Dy adoleshentet e plagosur jane derguar menjehere ne spitalin rajonal te Gjirokastres ku pas marrjes se ndihmes se pare mjekesore ndodhen jashte rrezikut per jeten.
Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua ciftja te cilen Hysa e mbante pa leje ndersa tani ai do te perballet me akuzat e Plagosjes se lehte me dashje si dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve te gjahut dhe sportive.
Nderkaq te njejtat burime policore bejne me dije se Hysa edhe me pare ishte denuar per vjedhje.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeKapet arsenal municionesh ne kerkim 60-vjecari Vlore arrestohet 17 vjecari vodhi telat e shtyllave elektrikeAshley Cole plagos tifozin shpeton vetem me nje te falurFier vret veten babai i dy femijeveOST Neser nderprerje energjie ne Jug te vendit Lidhje17 vjec 18 vjec cifte E.L Gezim Hysa L.M Memaliaj ndeshje sporti plagos