Aksidentohet çifti e motoçikletë, jashtë rrezikut për jetën
Një aksident me dy të plagosur, është shënuar mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lezhë-Laç në vendin e quajtur kryqëzimi i Rrilës. Një automjet tip Alfa Romeo që drejtohej nga Llesh Kola 49 vjeç nga fshati Fushë-Kuqe ka përplasur një motoçikletë ku udhëtonin Ilir dhe F.Përdoda burrë e grua përkatësisht 30 dhe 25 vjeçe. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur, çifti Përdoda dhe mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme nga drejtuesi i motocikletës,i cili ka qenë në tentativë për të kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin.