Aksidentohet familja kosovare në Fushë-Milot, 2 të vdekur, 1 i plagosur
TIRANË- Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur në autostradën e kombit, pranë Fushë-Milotit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku drejtuesi i automjetit tip Honday me targa gjermane ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë jashtë rruge.
Si pasojë kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve kosovarë Tafil dhe Feride Sele, ndërsa është plagosur djali i tyre, i cili është transportuar me urgjencë për në spital. Forca të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë që po si pasojë e shpejtësisë së madhe dy aksidente janë regjistruar në orët e para të mëngjesit edhe në kryeqytet. Rreth orës 06:00 tre persona kanë mbetur të plagosur pranë urës së Vasil Shantos, dy prej të cilëve këmbësorë, ndërsa pak minuta më vonë në një tjetër aksident, një makinë me targa AA 4808 L ka rënë në lumin e Lanës, pranë SHQUP-it, ku fatmirësisht nuk janë raportuar të lënduar.
(m.a/News24/BalkanWeb)