Notari Sidni Hoxha, jashtë zonës së medaljeve
LONDER - Notari Sidni Hoxha, pjesë e ekipit tonë olimpik në “Londër 2012”, ka garuar në 100 metra, stil i lirë, duke mos u futur dot në zonën e medaljeve, megjithatë ka dalë i pari në baterinë e vet me kohën 51′ 11, teksa në përfundim të tetë baterive, ai u rendit në vendin e 37-të, duke lënë pas 19 notarë.
Po ashtu, notari shqiptar ka arritur të thyejë rekordin e vet personal dhe njëkohësisht kombëtar në këtë stil me 23 të qindat. Ashtu si për garuesit e mëparshëm kuqezinj në Lojërat Olimpike të kësaj vere, edhe notari Sidni Hoxha detyrohet ta përshëndesë publikun në Londër pa lënë ndonjë shenjë kushedi se cfarë.
Ndërkohë, italiani Filipo Magnini, kampion i Evropës në fuqi, është viktima kryesore e eleminuar në kualifikueset e 100 metrave, stil i lirë, në Lojërat Olimpike, të martën në Londër. Magnini zuri vetëm vendin e 19-të, me kohën 49.18. Me i shpejtë u tregua amerikani Nathan Adrian (48.19). Australiani James Magnussen, kampion i botes në fuqi, zuri vendin e 4-t me kohën 48.38.
Braziliani Cesar Cielo, që mori medalje bronzi në “Pekin 2008″ dhe u shpall kampion i botës në 2009, në këtë garë zuri vetëm vendin e 10-të, me kohën 48.67.
(er.nu/panoramasport/BalkanWeb)