E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet ish-trajneri i kombëtares, Medin Zhega

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare dhe një nga legjendat e futbollit tonë, Medin Zhega, ka pësuar një aksident në Kanada. Zhega ka rrëshkitur dhe ka përplasur kokën. Dyshohet gjithashtu se ai ka dëmtuar edhe shtyllën kurrizore.

Mësohet se ish-trajneri i kombëtares shqiptare është shtruar në spitalin e Torontos. Ai ndodhej në Kanada për një vizitë private.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›