E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikojeni kontratën për autostradën

Nga Adriatik Kelmendi

Duke parë se pavarësisht të gjitha pohimeve nga ana e Qeverisë se kontrata më e madhe e nënshkruar ndonjëherë në Kosovë, ajo për Rrugën e Kombit, është e qasshme për qytetarët, porse paradoksalisht atë ende nuk e ka parë askush, ndoshta një rrugë dëshpëruese për ta siguruar këtë të drejtë hyjnore për të ditur atë që të takon është që të kërkohet publikimi i saj – shkurt e shqip

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se qytetarët duhet ta dinë se çfarë përmban ajo

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se paguhet nga paratë e qytetarëve të këtij vendi

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se e drejta e qytetarit për tu informuar, edhe në qoftë se nuk është fjala drejtpërdrejt për paratë e tij, është e garantuar me Kushtetutë

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se duke mos e publikuar, po bëni shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se duke mos e publikuar po tregoni se nuk përfillni as të drejtat e qytetarëve të vendit që ju kanë si udhëheqës

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se me arsyetimet që po i jepni për mospublikim po e ofendoni inteligjencën e secilit qytetar të këtij vendi

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se duke mos e publikuar i bie se ka diçka që po ju detyron që ta fshihni atë

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se duke dashur ta fshihni, atëherë kjo lë të nënkuptohet se diçka nuk është në rregull

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se nëse diçka nuk është në rregull, atëherë lë të nënkuptohet se diçka shkon në dëm të qytetarëve të këtij vendi

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se çdo ditë që shtyhet publikimi i saj, rritet dyshimi se brenda saj ka tendenca për manipulim me paratë e taksapaguesve

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se fakti që keni fituar zgjedhjet nuk ju jep të drejtën e patjetërsueshme për të fshehur nga qytetarët se ku po u shpenzohen paratë

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se, mbase, qytetarët do të duhej të krenoheshin me të, e jo që ajo të krijojë hendek ndërmjet udhëheqjes dhe të të udhëhequrve

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se mbase, qytetarët do të duhej të krenoheshin me të, e jo që marrëdhëniet të kthehen në relacion sundues dhe të sunduar

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se qytetarët nuk e dinë se cili është çmimi i saj

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se qytetarët nuk mund ta dinë as kur thuhet se janë kursyer qindra milionë për shkak të ndërrimit të trasesë, pasi që nuk e dinë se nga cila vlerë do të duhej ta zbrisnin këtë shumë

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se kështu do ti ndalni spekulimet nga opozita, mediat dhe shoqëria civile

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se duke mos e publikuar tregoni se nuk po e merrni seriozisht shtetin të cilin po e udhëhiqni

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se duke mos e publikuar tregoni se nuk po e merrni seriozisht as vetveten, pasi që çdo të dytën fjali përmendni transparencën

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se edhe nëse ka miq ndërkombëtarë që ju rekomandojnë që të mos ju bëhet vonë për transparencën ndaj qytetarëve, bëhet fjalë për mostransparencën ndaj bashkëqytetarëve tuaj dhe jo të tyre

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se duke mos e publikuar, edhe miqtë ndërkombëtarë nuk do tju respektojnë sinqerisht ju, duke parë se ju nuk po e respektoni popullin tuaj

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se po jepni shembull të mbrapshtë të udhëheqjes me shtetin

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se po talleni me shtetin

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se ky popull ka ditur të falë edhe gabimin e edhe mosdijen, por nuk ka falur kurrë mashtrimin

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se ne nuk do të pushojmë së kërkuari të dimë atë çka jeni të obliguar me Kushtetutë të na tregoni

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se ne i dimë të drejtat tona, në qoftë se ende vendi ku jetojmë konsiderohet të jetë një demokraci

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se sdo të duhej të kishit çka të fshihni në atë që është si projekti më i madh ndonjëherë i vendit

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se ajo smund të mbahet e fshehtë përgjithmonë

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se dikur mund të jetë shumë vonë

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se këtu numëruam 30 arsye, por do të mund të numëronim edhe plot 408 arsye përse do të duhej ta publikonit, barabarësisht pra me ditët që kanë kaluar duke e mbajtur fshehur atë që nga nënshkrimi

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se ne do të vazhdojmë të kërkojmë ta publikoni të njëjtën edhe në ditën e 409, 410, 411, 412, 413, 414, 415, 416, 417, 418, 419…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›