Aksidentohet kandidatja e PD në Gjirokastër
Aksidentohet me makinë kandidatja e PD-së në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pogradec- Përmet. Shpresa Joanidhi është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak dhe është jashtë rrezikut për jetën.
TIRANE- Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Shpresa Joanidhi është aksidentuar pasditen e sotme në aksin Pogradec-Përmet.
Mësohet se si rezultat i një aksidenti me makinë, kandidatja demokrate ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet.
Burime nga spitali bëjnë të ditur se Joanidhi është transportuar me helikopter, ndërsa gjendja e saj paraqitet e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.
(e.n/BalkanWeb)