E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet makina e eskortës së Berishës, plagosen 2 persona

Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar pak minuta më parë në Sarandë, ndërsa është aksidentuar një makinë e eskortës së kryeministrit Berisha.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në fshatin Shën - Vasil. Shkak i aksidentit mendohet se ka qënë moti i keq, duke bërë që rrugët të jenë të rrëshqitshme dhe automjeti te humbase drejtimin.
 

Mësohet se dy personat e aksidentuar janë fotografi Meksi Xhufka dhe zëdhënësja e kryeministrit Erla Mëhilli. Ata janë lënduar duke u përplasur me xhamin e makinës, gjatë momentit të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›