Aksidentohet me makinë deputeti Mehmet Xheka
06/06/2009 Po kthehej nga një takim elektoral në Çorovodë. Fraktura në trup dhe dëmtime në fytyrë
Është aksidentuar ndërsa udhëtonte me makinë pas përfundimit të një takimi elektoral në rrethin e Skraparit deputeti i PD-së të Beratit Mehmet Xheka. Burimet pranë shtabit elektoral që i referohet edhe lajmi bëjnë me dije se deputeti Xheka udhëtonte me mjetin e tip Benz nga qyteti i Çorovodës drejt Beratit pas një takimi elektoral të zhvilluar paraditen e djeshme në qytetin e Çorovodës të rrethit të Skraparit.
Aksidenti
Mjeti ku udhëtonte deputeti Xheka mësohet të ketë humbur drejtimin teksa udhëtonte në segmentin rrugor kthesa e Qamës në dalje të qytetit të Poliçanit dhe është përplasur me murrin mbrojtës të rrugës në aksin rrugor Berat- Skrapar. Pikërisht në vendin e quajtur karburanti Qamos në dalje të qytetit të Poliçanit në kthesën e parë makina ka devijuar drejtim dhe është përplasur në murin e betontë. Si rezultat i goditjes mësohet se është aksidentuar deputeti i PD-së në Berat Mehmet Xheka, njëkohësisht dhe kandidat për deputet ne këtë qark. Ai është dërguar në repartin e urgjencës pranë spitalit rajonal të Beratit ku dhe mori ndihmën e parë mjekësore në këtë rast nga kolegët e tij beratas. Burime nga mjekët e urgjencës pohuan se nga konstatimi mjekësor Xheka kishte pësuar fraktura në shpatullën e majtë si dhe goditje të tjera në fytyrë dhe shembje të vogla në trup dhe në gjymtyrë. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, mjekët vendosën transportimin e tij drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për të marrë një ndihmë më të specializuar. Xheka u transportua për në spitalin e Tiranës më helikopterin e shëndetësisë i shoqëruar nga një grup mjekësh. Drejt vendit të ngjarjes, në dalje të qytetit të Poliçanit kanë mbërritur ekspertët e qarkullimit rrugor që nisën hetimet e para për të mësuar shkaqet e ndodhjes të këtij aksidenti këtij aksidenti. Mjeti mësohej se drejtohej nga shoferi personal i deputetit Xheka, Shkëlqim Hoxha, i cili ka marrë plagosje të lehta. Burimet mjekësore thanë për gazetën se deputeti Xheka është jashtë rrezikut për jetën.