E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet me makinë në Itali, rëndë shqiptari

Një 30 vjecar nga Shqipëria ka mbetur i plagosur pas përplasjes së dy automjeteve me njëra-tjetrën në një rrugë të Savonës, Itali. I riu është identifikuar nga autoritetet italiane 

SAVONA-Nje shtetas shqiptar ne Itali ka mbetur i plagosur rende si pasoje e nje aksidenti rrugor te ndodhur mbremjen e djeshme ne qytezen e Savones. Aksidenti ndodhi mbrëmë pak pas mesnatës rreth orës 23:00 në rrugën pranë lumit Matteotti. Dy automjete të tipit Audi S3 dhe një Micra janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë shtetasi shqiptar dhe 5 të tjerë janë lënduar rëndë .
Lajmin e bejne te ditur sot mediat italiane, sipas te cilave Orion Kakiri 30 vjecar me kombësi shqiptare ndodhet ne repartin e reanimacionit ne spitalin e San Paolos në Savona si pasojë e plagëve që ka marrë në aksident. Mjekët bënë të ditur se gjendja e tij për jetën është kritike.
Bashkë me shtetasin shqiptar edhe 5shtetasit të tjerë të lënduar në këtë aksident ndodhen në të njëjtin spital ku po marrin ndihmën e nevojshme. Policia shtoi se si pasojë e përplasjes u shkaktua një hamulli në trafik edhe për shkak të ambulancave dhe karabinierëve që mbërritën menjëherë në vendngjarje. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e njërës prej automjeteve. Hetimet vazhdojnë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›