Kartat, Ministri Beja mesazh studentëve: Aplikoni!
Përmes këtij mesazhi, Beja i ftoi sot studentët që së bashku me shoqatat e tyre dhe profesorët të punojnë që "deri në datën 1 maj të gjithë ata të rinj që nuk disponojnë pasaportë të kenë aplikuar për kartë identiteti".
TIRANË- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja u ka drejtuar sot një mesazh të gjithë studentëve të Shqipërisë për të aplikuar për kartat e identitetit, një dokument i konsideruar si garanci për zgjedhje të ndershme në 28 qershor, por edhe për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në vendet e BE-së.
Përmes këtij mesazhi, Beja i ftoi sot studentët që së bashku me shoqatat e tyre dhe profesorët të punojnë që "deri në datën 1 maj të gjithë ata të rinj që nuk disponojnë pasaportë të kenë aplikuar për kartë identiteti". Sipas tij, çmimi prej 200 lekë, që vendosi qeveria për të gjithë këtë kategori e cila aplikon për ID deri në 1 maj, e lehtëson shpejtësinë e veprimit.
“Me këtë akt qytetar, ne hapim edhe një portë tjetër drejt integrimit në Bashkimin Evropian, misionarë elitarë të të cilit janë studentët”, vijon mesazhi i ministrit, duke nënvizuar se "ne besojmë shumë tek studentët dhe angazhimi tyre, pasi ata janë fytyra evropiane e kombit".
Për ministrin e Arsimit, “aplikimi për kartat e identitetit do të ishte mesazhi i qytetarit të emancipuar që e do shoqërinë të vendosur fort në dokument, ligj e rregull”.
Duke iu drejtuar studentëve të gjithë universiteteve në vend, ai cilëson se "me antarësimin në NATO dhe aspiratën për hyrë në BE, ju jeni brezi i shqiptarëve që do të jeni qytetarë komunitarë dhe do të mishëroni identitetin tonë shqiptar në familjen evropiane".
(d.b/BalkanWeb)