E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Tiranë, plagosi 3 me granatë në Vlorë

Burime prane forcave te rendit pohojne se i riu i kapur sot ne Tirane mendohet te jete ai qe ka hedhur granaten ne drejtim te tre shtetasve ne nje lokal ne Selenice te Vlores diten e premte duke i plagosur ata rende 

TIRANE-Policia arreston sot ne Tirane njerin prej te rinjve qe hodhi granaten ndaj tre personave te tjere ne nje lokal mbremjen e se premtes ne Selenice te Vlores. Romeo Rustemi kishte arritur ti shpetonte te policise dhe ishte fshehur ne nje shtepi ne Tirane, por paraditen e sotme ka rene ne prangat e policise. Burime prane forcave te rendit pohojne se Rustemi mendohet te jete ai qe ka hedhur granaten ne drejtim te Ervis Alushit, Gentian Abazit dhe Edison Ademit. Tre te plagosurit ndodhen ne spitalin e Vlore jashte rrezikut per jeten. Ngjarja qe ka ndodhur mbremjen e se premtes ka patur si shkak nje zenke mes dy grupesh te rinj. Romeo Rustemi ka qene ne shoqerine e Agim dhe Mikel Harizajt, kur jane konfrontuar me tre te plagosurit, dhe me pas u kane hedhur nje granate. Ne prangat e policise perfundoi menjehere Agim Harizaj, kurse Rustemi u arrestua paraditen e sotme. Ndërkaq ne kerkim nga policia eshte shpallur Mikel Harizaj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›