Berat, Veliaj me të rinjtë. Prezantohet stafi elektoral
Kreu i “G99” Veliaj, ka zhvilluar ditën e djeshme një takim në qytetin e Beratit, ku ka prezantuar stafin e tij elektoral për zgjedhjet parlamentare në qershor. Veliaj e ka vënë theksin gjatë këtij takimi në punësimin për të rinjtë.
BERAT- Kryetari i “G99” Erjon Veliaj, ka qenë ditën e djeshme në qytetin e Beratit ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qyteti ku dhe ka deklaruar se zgjedhjet e qershorit janë beteja e të rinjve për të ardhmen. Veliaj ka prezantuar stafin e tij të fushatës elektrorale pjesë e të cilit është dhe një prej organizatorëve të fushatës të zgjedhjeve që u zhvilluan në Amerikë në stafin e Obamës, Alex Mc Phillips. Në fjalën e tij përpara të rinjve të këtij qyteti Veliaj është shprehur se fushata e “G99” për zgjedhjet e qershorit do të jetë një fushatë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim në këto 17 vite, një fushatë model, piksynimi i së cilës do të jetë që kjo parti të renditet ndër partitë kryesore fituese të zgjedhjeve.
Ai i kërkoi të rinjve të Beratit të jenë pjesë e kësaj fushate dhe të marrin pjesë në zgjedhje, duke vendosur me votën e tyre një të ardhme më të mirë për vendin. Ndërkohe që Alex Mc Phillips, përkrahësi i fushatës së “G99”, u shpreh se kjo parti është energjia pozitive e politikës shqiptare. (a.r/news24/balkanweb)