E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikë ekonomike joefektive

Ne fillimet e tranzicionit tone "pambarim", nen parullat e "teknologjive te prapambetura", apo te "çekut te bardhe", e gjithe baza ekonomike e trasheguar, u paralizua, u degradua e zhvleftesua. Dikur, karakterizuar nga eksporti i nje game te gjere produktesh te degeve te ndryshme te ekonomise, vendi kaloi ne varesi te plote te importit, shoqeruar me nje perkeqesim progresiv te te ardhurave kombetare dhe bilancit te pagesave.


Nje vend si i yni, me pozicionin e tij gjeografik dhe klimaterik, me resurse te konsiderueshme ne te gjitha fushat, perfshire edhe ato njerezore, i ka te gjitha mundesite per te patur nje ekonomi te zhvilluar, si e vetmja mundesi per te luftuar varferine dhe per te permiresuar realisht nivelin e jeteses se popullit.


Por, ky objektiv final, varet shume nga percaktimi dhe zbatimi i nje politike ekonomike adekuate, per zhvillimin e vendit ne gjithe fushat, mbi bazen e prioriteteve dhe harmonizimin ndermjet degeve te ekonomise.


Por, çuditerisht, ne politikat afatmesme te qeverisjes, duket qarte se zhvillimi i ekonomise nuk perben nje prioritet, prandaj, parashikohet se "rritja ekonomike do te mbeshtetet kryesisht nga sektori i sherbimeve, qe aktualisht perben dhe pjesen me te madhe te PBB" (www.mifin.gov.al - "Programi Buxhetor Afatmesem 2008-2010", faqe 14).


Dhe , fjala eshte per rritjen ekonomike nga transporti, telekomunikacioni, hotelet, restorantet, bankat, Arsimi, Shendetesia etj.. Pra, flitet per rritje ekonomike, por pa zhvilluar ekonomine e mirefillte!


Ketu nuk eshte çeshtja per te mohuar mundesite dhe kontributin e sektorit te sherbimeve, ku ka rezerva dhe duhet inkurajuar, por nuk mund te lihen ne plan te dyte apo te trete sektoret vitale te ekonomise, siç po ndodh aktualisht. Dihet se fshati dhe bujqesia, eshte hallke e rendesishme per zhvillimin ekonomik, prandaj edhe kerkon vemendjen e shtetit.


Jeta ekonomike ne fshat, nuk rregullohet vetem duke rritur pensionet, (edhe keto ne mase te paperfillshme me nevojat), sepse fshati nuk ka vetem pensioniste. Ne radhe te pare, duhet menduar per mobilizimin e popullsise aktive, nepermjet nje politike efikase per rritjen e prodhimit bujqesor e blegtoral.


Me te drejte ka lindur shqetesimi per tokat e lena djerre. Por, nuk besoj se kjo çeshtje dhe problemet e shumta qe mbart, mund te zgjidhen me masa administrative apo me "reforma" spontane, siç eshte sekuestrimi i tokave qe nuk punohen! Per te vene ne rrugen e zgjidhjes çeshtjet madhore te zhvillimit ekonomik, duhet te hyje ne veprim mendimi ekonomik dhe mekanizmat ekonomike.


Per bujqesine mund te mendohej me shume per t'u dhene kredi me interesa te ulëta fermereve (pa perjashtuar, fillimisht, edhe mundesine e perballimit nga shteti te diferences, ne formen e subvencionit); dhenia e subvencioneve buxhetore te ndjeshme per blerjen e farave me rendimente te larta prodhimi; subvencioni buxhetor per karburantin, per te menjanuar punimin e tokes me parmende te terhequr edhe nga njerezit; mundesite per rehabilitimin e veprave ujitese; masat per mbrojtien nga konkurrenca e produkteve bujqesore te importuara; parashikimi i investimeve lokale per sistemimin e rrugeve, sidomos ne zonat e thella, qe per mungese transporti, produkte si patatet, qepet, frutat etj., kalben dhe nuk e shohin tregun. Si dhe te tjera çeshtje te fshatit.


Ne kete kuader, eshte e natyrshme qe me rritjen e prodhimit per treg dhe te te ardhurave te fermereve, buxheti i shtetit do te mund te rikuperoje nje pjese te ketyre subvencioneve, nepermjet nje politike fiskale te pranueshme.


Ne anen tjeter, zbatimi i nje politike te tille ekonomike ne bujqesi, me efekte direkte ne rritjen e interesit per token dhe prodhimin bujqesor e blegtoral, do te shoqerohej edhe me rritjen e kerkeses per krahe pune, duke ndikuar keshtu ne kthimin gradual te emigranteve, qe sot punojne tokat e huaja.


Edhe percaktimi i prioriteteve ne zhvillimin e degeve te industrise, qe praktikisht i eshte lene spontanitetit, dhe shoqerimi me mekanizmat e nevojshme per stimulimin e investimeve me kapital vendes dhe te huaj, perben nje çeshtje kardinale te politikes ekonomike. Koncensionet e dhena per shfrytezimin e ndonje minerali, vazhdojne te jene te "vaketa".


Nga moskryerja e investimeve te premtuara per permiresimin e kushteve te shfrytezimit te minierave, veç te tjerave, po marrin jete njerëzish, siç ndodh ne minieren e kromit ne Bulqize, ose po pezullojne aktivitetin duke lene qindra njerez pa pune, siç ndodh me ferrokromin ne Burrel.


Akoma me keq eshte gjendja per dhjetëra hidrocentrale te vegjel, te dhena ne koncesion, te cilat qendrojne pa u vene ne shfrytezim, kur dihen mire kerkesat per energji etj.!


Dhe kjo per shkak te dhenies se koncensioneve ne partnere jo serioze (por qe paguajne per njerëzit e administrates shteterore!), te moszbatimit te sanksioneve te forta, kur nuk vihen ne pune apo nuk respektohen kushtet kontraktuale.


Privatizimi i pershpejtuar i sektoreve strategjike, me peshe te rendesishme ne te ardhurat kombetare, dhe ne bilancin tregetar, te perfolura per korrupsion galopant, shpresojme te mos ndodhe edhe per transportin hekurudhor.


Kjo per faktin qe ky sektor, edhe ne vendet ekonomikisht te zhvilluara, vazhdon te jete prone shteterore ku investohet ne vazhdimesi per modernizimin dhe pajisjen me tekniken e teknologjine me te fundit.


Ështe fatkeqesi qe rrjeti hekurudhor i trasheguar, me nje shtrirje te gjere, si gjithe ekonomia, eshte shkaterruar, dhe mbahet me "paterica", duke u lene krejtesisht pas dore. Zhvillimi i transportit nuk mund te kuptohet vetem me investimet per ndertimin e rrugeve automobilistike, por duke zhvilluar gjithe llojet e transportit, ku peshe e rendesishme i takon transportit hekurudhor.


Shfrytezimi i ketyre mundesive te medha, mendoj se perben objekt paresor dhe mundesi per rritjen ekonomike, shtimin e te ardhurave dhe uljen e nivelit te papunesise, qe perben nje problem shqetesues per vendin tone.

Se fundi, jo per nga rendesia, por si sinteze dhe instrument shume i rendesishem ne duart e shtetit per arritjen e objektivave te politikes ekonomike (natyrisht ne shkalle me te gjere se shembujt e sipercituar), eshte buxheti i shtetit.


Ne kushtet aktuale te ekonomise se tregut, funksionet e buxhetit te shtetit nuk mund te jene ato te buxhetit qe rrjedh nga nje ekonomi e planifikuar dhe e centralizuar. Tashme, rol te rendesishem luan kapitali privat, vendes dhe i huaj, që duhet stimuluar.


Kjo ndihet edhe ne "Programin buxhetor afatmesem 2008-2010", mirepo, kur vjen puna e konkretizimit te rrugeve qe duhen ndjekur dhe mjetet e nevojshme buxhetore, "Programi" nuk parashikon asgje veç "teorizimeve", ne vend te masave konkrete, siç mund te jene:


Se pari - Parashikimi i subvencioneve buxhetore, si mekanizem per nxitjen dhe stimulimitn e degeve te veçanta te ekonomise, si bujqesia, peshkimi etj..


Se dyti - Krijimi i lehtesive fiskale per shtrirjen e kapitalit vendas dhe te huaj, ne sektoret me interes per zhvillimin ekonomiko - shoqeror, duke garantuar edhe jetegjatesi, qe do te thote jo vetem programimi i tyre, por edhe heqja dore nga anulimi i ketyre lehtesive, pa u vene mire ne jete, siç ka ndodhur ne te kaluaren.


Se treti - Parashikimi i investimeve per dege kyçe te ekonomise qe duhet te vazhdojne te administrohen nga shteti, siç eshte rasti i rikonstruksionit dhe modernizimit gradual te hekurudhave ose te ndonje dege tjeter strategjike te ekonomise.


Mendoj se buxheti i shtetit nuk mund te udhehiqet nga gjigantomania, duke i perqendruar fondet e investimeve ne vepra te medha, me kosto te larte dhe tej mundesive te tij financiare.


Rritjet, per kete qellim, e deficitit buxhetor dhe e borxhit te brendeshem e te jashtem, me interesa shume te larta, jane vetevrasese per buxhetet pasardhese, sepse, kur keto borxhe e interesa duhet te paguhen, mund te shkaktojne kufizimin e mundesive financuese buxhetore, per te mos thene qe çojne edhe drejt "falimentimit" te buxhetit te shtetit!


Natyrisht, çeshtjet e mesiperme, vetem sa hedhin drite, ne gamen e larmishme qe perfshin politika ekonomike dhe mekanizmat aq te domosdoshem per venien ne levizje te burimeve materiale, financiare e njerezore qe, vendit tone, nuk i mungojne.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›