E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet një grua në aksin Elbasan-Peqin

Policia lokale bëri të ditur se e lënduar është shtetasja, S.L 35 vjeçe, e cila ndodhej si pasagjere në mjetin me targë BJ 233 RR me drejtues N. Lusha, 43 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël Kavajë. 

Policia sqaroi se mjeti u përplas me mjetin tip golf veturë me targë të Durrësit me drejtues shtetasin Aqif Rrupulli 52-vjeç me banim në Librazhd. Sipas burimeve, e dëmtuara u dërgua menjëherë në spitalin kirurgjik Elbasan, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se aksidenti ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit tip golf, ndërsa u shoqërua në polici drejtuesi i mjetit  Rrupulli. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-30 13:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›