Durrës, mijëra persona mbërrijnë në port

Deri mesditën e sotme në kalatat e këtij porti janë ankoruar 4 tragete, ndërsa nga Bari dhe Ankona priten tragetet "Bari" dhe "Riviera del conero" si dhe katamarani "San Guan".
"Ne parashikojmë që vetëm sot në Durrës të zbresin mbi 8 mijë udhëtarë me rreth 1600 autovetura gjithsej", thanë burimet e policisë portuale. Për të lehtësuar kalimin e udhëtarëve, në këtë port funksionojnë 35 sportele të kontrollit dhe verifikimit të pasaportave, ose 11 më shumë se vitin e shkuar.
Autoriteti portual ka punësuar këto ditë 27 të rinj dhe të reja, të cilët ndihmojnë lëvizjen e udhëtarëve dhe automjeteve drejt destinacioneve përkatëse brenda sheshit të trageteve. /S.Ll/Start/
2011-07-30 14:38