E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet per vdekje 70-vjecari

Një automjet me targa AA 694 AL, që drejtohej nga shtetasi Markeljan Cenolli, 30 vjeç ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër mbrëmjen e djeshme.Viktima është Nikollë Preçi, 70 vjeç, nga fshati Balldren.

Mendohet se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme dhe të pakujdesshme nga ana e 70-vjeçarit.
 
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për të sqaruar rrethanat.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›