Aksidentohet per vdekje nje 15-vjecar ne Durres
Forcat e policisë së Durrësit po punojnë për të identifikuar drejtuesin e një automjeti, që u bë sot shkaktar i një aksidenti me pasojë vdekjen e një adoleshenti.
Sipas informacioneve paraprake të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Rrushkull, 30 km në veri të qytetit bregdetar, kur 15-vjeçari D.K, i cili po lëvizte me biçikletë është goditur për vdekje nga një automjet ende i paidentifikuar.
"Automjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe po punojmë për identifikimin e tij dhe të drejtuesit", thanë burimet nga drejtoria e policisë.