E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore policia me shume efektive per sezonin vijon lufta anti-kanabis

Në kuadër të sezonit turistik drejtoria e policisë së qarkut të Vlorës ka ndërmarrë masa për fillimin e sezonit turistik.

Kjo konfirmohet nga ana e drejtorit të bluve për qarkun e Vlorës, Ylli Metko, I cili në një intervistë për ABC News, ka konfirmuar se në periudhën në vijim do të shtohet numri I partullave dhe efektivëve në dispozicion do të rritet.

Metko ka sqaruar se në varësi të fluksit, do të kërkohen edhe efektivë shtesë nga komisartiatet e drejtoritë e qarqeve fqinjë, për të sistemur kryesisht trafikun, por edhe partullimin në zonat bregdetare, ku numri I pushuesve e shumëfishon popullsinë e këtyre zonave turistike.
Gjithashtu duke ju referuar sezonit, për zhurmat dhe akustikën, Metko ka sqaruar se është në fuqi i njëjti ligj si një vit më parë, ku diskot dhe klubet me muzikë të lartë do të mbyllen brenda orës 01.00 të mëngjesit.

Duke ju referuar njërës prej sfidave të mëdha të vbluve të Vlorës, fushatën anticanabis, kreu i Policisë së Qarkut ka sqaruar se deri tani është punuar me sensibilizimin në zonat problematike, ndërsa në periudhën në vijim do të nisë kontrolli në terren, ku priten të evidentohen raste konkrete të cilat më tej do të penalizohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›