E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet seanca ne Kolegj per shqyrtimin e padise se PS-se

Partia Socialiste u tërhoq nga padia ndaj Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, për pavlefshmëri absolute të vendimit të datës 18 maj për vlerësimin e fletëve të votimit për kryetar bashkie të cilat u gjenden në kutitë për funksione të tjera. Tashmë Kolegji do të shqyrtojë padinë për vendimin e datës 23 maj që KQZ mori si KZAZ për Bashkinë e Tiranës.

Tërheqja e socialistëve nga padia e parë u bë, pasi në seancën e kësaj të premteje të Kolegjit Zgjedhor, ku do të merrej vendimi, përfaqëesuesit juridikë të PS paraqitën që në fillim një kërkese të re.

Ata kërkuan bashkimin e çështjes, duke ankimuar krahas vendimit të datës 18 edhe atë që u votua në tërësi të datës 23, për votat e pavlerësuara e të panumëruara. Ky ishte vendimi që u miratua pas numërimit të votave të hedhura aksidentalisht në kutitë të tjera, vendim që u pasua dhe me shpalljen e tabelës përmbledhëse të rezultateve për Bashkinë e Tiranës, nga ku rezultoi fitues Lulzim Basha me 81 vota plus.

Për demokratët si palë ë interesuar nuk ka vend për bashkim, por pasi ata e kosnideruan si inekzistente çështjen per vendimin e datës 18.
Trupi gjykues u tërhoq, per t’u kthyer pas pak minutash në sallë. Relatorja Sashenka Jonuzi refuzoi komunikoi refuzimin e kërkesës së socialistëve për bashkimin e dy padive, pasi nuk kishin ndjekur procedurën ligjore.

Në këtë moment për të cilin socialistët ishin përgatitur mesa duket, kërkuan tërheqjen nga padia e parë, për të cilën pritej vendimi i kësaj seance.

Përfaqesuesi juridik i selisë rozë Eno Bushi pranoi se padia e parë ishte e paplotësuar, duke lënë të kuptohet druatjten për rrëzimin e saj.

Tashmë Kolegji Zgjedhor hedh shortin per trupin gjykues që do të marrë në shqyrtim cështjen dhe relatorin përkates, për t’u thirr më pas séanca e cila do të vendos mbi padinë e dytë të KQZ-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›