E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, më shumë kuota për 260 programet e studimit

TIRANE- Maturantët që do të për fundojnë me sukses provimet e maturës shtetërore do të kenë më shumë mundësi për të ndjekur shkollën e lartë, në 260 programe të ndryshme studimi.

Kjo pasi këtë vit pritet që numri i kuotave të pranimeve për në shkollë të lartë të rritet me 10%. Por kjo rritje do të shkojë në favor vetëm të një pjesë të kufizuar degësh, kryesisht shkencat ekzakte, Ekonomiku apo Teknologjia e Informacionit. Tashmë universitetet publike kanë depozituar pranë strukturave përgjegjëse të Ministrisë së Arsimit propozimet për kuotat e pranimeve në të gjitha programet studimore.

Ministri i Arsimit, deklaroi pak ditë më parë se së shpejti do të miratohet vendimi i qeverisë, ku përcaktohet numri i vendeve të studimit për degët dhe profilet e ndryshme në strukturat e arsimit të lartë publik. Universiteti i Tiranës do të ketë numrin më të lartë të pranimeve, të shpërndara sipas programeve që do të ofrojnë tetë fakultetet e tij. Pranimet në këtë institucion nuk pritet të shkojnë më shumë se propozimet e vitit të shkuar, përkatësisht me rreth 7 mijë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›