E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet per vdekje oficeri i policise pranga autorit



Artan CENA
TIRANE - Humb jeten ne krye te detyres nje oficer policie. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme ne Tirane. Burime nga policia thane se aksidenti me pasoje vdekjen e oficerit Pajtim Sulstafa pjesetar i Task-Forces se Autostradave strukture e Policise Rrugore ka ndodhur ne vendin e njohur si Qafe-Kashar. Viktima eshte perplasur nga nje makine e llojit BMW me targa italiane qe drejtohej nga Agim Hajdini nga Burreli. Oficeri Sulstafa ka qene se bashku me disa kolege te tjere ne nje postbllok ne autostraden Tirane-Durres ne momentin kur eshte perplasur nga makina qe po ecte me shpejtesi. Nuk dihet nese aksidenti ka qene i qellimshem apo i rastesishem.
Ngjarja
Oficeri ka marre plage te renda si pasoje e perplasjes dhe eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak. Por fatkeqesisht sipas burimeve zyrtare te Policise se kryeqytetit ai nuk ka mundur te mbijetoje. Sulstafa mesohet se ka nderruar jete rreth ores 1930 te mbremjes se djeshme. Koleget e oficerit te aksidentuar kane vene ne pranga te dyshuarin per kete ngjarje te rende Agim Hajdini.
Ka qene ora 1800 e mbremjes se djeshme kur nje makine me targa te huaja ka aksidentuar per vdekje nje oficer policie duke mos i ndaluar postbllokut te ngritur nga uniformat blu. Por jo vetem kaq.
ARRESTIMI
Autori i aksidentit eshte larguar dhe ne ndjekje te tij jane vene forca te policise. Arrestimi i tij eshte bere ende pa dale nga autostrada Tirane-Durres. Ndersa oficeri i policise eshte derguar me urgjence ne spital ai nuk ka mundur qe tu mbijetoje plageve te marra. Sic eshte mesuar perplasja ka qene e rende dhe Sulstafa kishte marre plage te shumta. Mjeket i kane dhene ndihmen e pare por gjithcka ka qene e kote. Oficeri i policise ka vdekur. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te shumta policie qe kane nisur hetimet.
Pas arrestimit autori i kesaj ngjarjeje eshte marre ne pyetje. Ende nuk eshte sqaruar nese aksidenti ka qene i qellimshem nese Hajdini eshte hakmarre ndaj oficerit te policise. Autori eshte sjelle ne pranga ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes ku eshte marre ne pyetje.

Vrasja e dyfishte 20 persona te shoqeruar nga policia
DURRES - Misteri ka mbuluar vrasjen e dyfishte te ndodhur ne Shijak mbremjen e dy diteve me pare. Policia e Durresit ka shoqeruar gjate dites se djeshme me shume 20 persona per ti marre ne pyetje. Viktimat e vrasjes ishin dy persona Fatmir dhe Izmir Sula respektivisht 50 dhe 18 vjec babe e bir. Dy personat mbeten te vdekur pas nje bresherie automatiku ne vendin e quajtur Kater rruget e Shijakut. Fatmiri dhe Izmiri punonin si kambiste ne Shijak dhe nga personat e pyetur rezulton se ata benin edhe rolin e sekserit per shitje dhe blerje tokash. Perpos aktivitetit te tyre deri tani policia nuk ka mundur te konstatoje konflikte te mundshme te dy viktimave rrjedhimisht as shkakun dhe autorin e mundshem te vrasjes se rende.
Fatmir dhe Izmir Sula kane qene fare prane shtepise se tyre rreth ores 1800 te mbremjes se dy diteve me pare kur jane qelluar nga nje makine ne levizje me bresheri automatiku. Edhe pse kane mberritur ne kohe rekord ne spital dhe ndihma e mjekeve ka qene maksimale asnjeri prej dy viktimave nuk ka mundur te mbijetoje pasi te dy kane pasur plage te shumta si pasoje e plumbave. Banoret dhe fqinjet e tyre kane treguar se ata nuk kishin pasur sherre apo probleme te tjera. Jeta e tyre ishte e qete dhe kryesisht merreshin me aktivitetin e dyqanit. Nga banoret e zones deklarohet se plumbat kane rene mbi dy persona te cilet nuk kane pasur kurre probleme me askend cka e vesh me me shume mister vrasjen.

Grindet me vellane i riu i ve flaken shtepise
POGRADEC - Nje i ri eshte vene ne pranga nga policia pasi i ka vene flaken nje banese. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policise se Korces kane bere te ditur dje se eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Elvis Hoxha 31 vjec banues ne Lagjen Nr. 5 Pogradec. Ndalimi i tij eshte bere pasi uniformat blu kane marre nje denoncim nga 50-vjecarja me inicialet I. D. e cila ka deklaruar se i eshte vene zjarri nderteses se djalit te saj 26-vjecarit me inicialet E. D. banues ne Lagjen Nr. 5 Pogradec. Si pasoje e ketij zjarri eshte djegur catia e kesaj ndertese. Si i dyshuar kryesor i ngjarjes ishte shtetasi Elvis Hoxha. Ky i fundit e ka pranuar dhe ne polici qe ishte autori i zjarrvenies. Arsyeja e ketij akti ishte nje konflikt prej kohesh qe ai kishte me vellane e sjelle. Mbi te arrestuarin rendojne akuzat e shkaterrimit te prones me zjarr si dhe vetegjyqesi. Dosja me materiale ne ngarkim te Hoxhes i ka kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Pogradec per veprime te metejshme.

Zjarri djeg nje banese shpetojne anetaret e familjes
KORCE - Qe prej dites se djeshme familja Cocja ne fshatin Mborje te Korces ka mbetur teresisht e pastrehe pasi shtepia e tyre eshte djegur teresisht duke rrezikuar jeten e dy femijeve te vegjel. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate teksa 4 anetaret e familjes flinin. Kane qene prinderit te cilet kane vene re zjarrin dhe perhapjen e flakeve ne shtepi ndersa menjehere dolen jashte. Nderkohe qe dy femijet perkatesisht 6 dhe 4 vjec kishin mbetur brenda deri ne mberritjen e zjarrfikesve dhe forcave te policise te cilat bene te mundur shpetimin e tyre por ka qene i pamundur shmangia e djegies se shtepise. Sipas policise familjaret kishin harruar vatren e zjarrit ndezur gje qe ka shkaktuar perhapjen e flakeve teksa ata flinin.

Rebelohet Aldo Bare kerkon deshmitaret
TIRANE - Ish-kreu i bandes se Lushnjes Alfred Shkurti ose i njohur ndryshe si Aldo Bare eshte rebeluar ne seancen e djeshme duke kerkuar nga prokuroret qe te sjellin ne gjykate deshmitare per te provuar akuzat ne ngarkim te tij. Deklarata e te pandehurit u be ne momentin qe kryetarja e trupit gjykues Fatmira Hajdari konfirmoi se ne gjykate nuk ishte paraqitur asnje nga 5 personat e kerkuar nga prokuroria. Me kerkese te prokurorise gjykata vendosi qe disa prej tyre te shoqerohen forcerisht per tu pyetur ne seancen e radhes.
Ish-kreu i bandes se Lushnjes Aldo Bare akuzohet per disa krime te renda si vrasje grabitje pengmarrje te ndodhura gjate viteve 1997-2000 ne qytetin e Lushnjes. Bare u arrestua ne Turqi vend nga i cili u ekstradua nje vit me pare per tu gjykuar nga Drejtesia shqiptare.

Pranga te riut u kap me arme pa leje
LEZHE - Nje i ri eshte vene ne pranga nga policia pasi eshte gjetur me arme. Burime zyrtare nga Policia e qarkut te Lezhes kane bere te ditur se eshte arrestuar nje 25-vjecar. I ndaluar eshte Marjan Pjetri 25 vjec pasi gjate nje kontrolli te ushtruar nga policia ne vendin e quajtur Kryqezimi i Ures se Matit iu gjeten dhe iu sekuestruan nje arme zjarri tip pistolete 1 karikator dhe 8 cope fisheke. Nderkohe materialet i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit ne ngarkim te shtetasit Marjan Pjetri.

Goditet per vdekje nga kamioni vdes Tafa
KAVAJE - Nje person mbeti i vdekur diten e djeshme ne nje aksident rrugor ne fshatin Germenj te Kavajes. Viktima eshte shtetasi Murteza Tafa 46 vjec i cili po udhetonte me nje motociklete teksa eshte goditur per vdekje nga nje kamion. Policia mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes duke ndaluar shtetasin E. Kala 22 vjec drejtuesi i kamionit. Hetimet e policise jane duke punuar per sqarimin e plote te rrethanave te kesaj ngjarje te rende.

11 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›