Permbarimi procedurat dhe pagesat per ekzekutimin e vendimeve
Artan CENA
TIRANE - Percaktohet pagesa dhe procedurat e permbaruesve private dhe shteterore per ekzekutimin e vendimeve te dhena nga gjykata. Ekzekutimi i tyre behet ne bashkepunim me Agjencine e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara. Udhezimi ka hyre ne fuqi diten e djeshme pas publikimit ne Fletoren Zyrtare. Udhezimi eshte per Percaktimin e rregullave dhe te procedurave te hollesishme te Bashkepunimit te Sherbimit Permbarimor me Agjencine e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara si dhe pagesen Perkatese per sherbimin e permbarimit. Vendimi eshte dhene ne baze te ligjit Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise dhe te ligjit tjeter Per organizimin dhe funksionimin e sherbimit te permbarimit gjyqesor.
EKZEKUTIMI I VENDIMIT
Pas dhenies se vendimit administratori i caktuar ne vendimin e gjykates i dorezon kerkesen per ekzekutimin e vendimit permbaruesit gjyqesor ku ndodhet pasuria qe sekuestrohet. Vendimi i gjykates per sekuestrimin e pasurive vihet ne ekzekutim menjehere me paraqitjen e kerkeses dhe duhet te ekzekutohet brenda 5 pese diteve. Permbaruesi gjyqesor detyrohet te bashkerendoje me administratorin veprimet procedurale qe lidhen me vendin daten dhe oren e ekzekutimit te vendimit brenda afateve te parashikuara me lart. Njoftimi i vendimit te gjykates per personin zoterues te pasurise mbi te cilen eshte marre masa e sekuestrimit eshte i vlefshem edhe per proceduren e ekzekutimit.
MARRJA NE DOREZIM
Permbaruesit private apo shteterore duhet te zbatojne disa rregulla ne kohen kur marrin ne dorezim nje pasuri te konfiskuar. Ne udhezim thuhet se inventarizimi dhe dorezimi i pasurive te sekuestruara nga permbaruesi gjyqesor te administratori dokumentohet me procesverbal sipas nenit 524 te Kodit te Procedures Civile i cili nenshkruhet nga te pranishmit. Procesverbali hartohet nga permbaruesi gjyqesor ne aq kopje sa jane te pranishmit ne castin e inventarizimit dhe dorezimit te pasurive te sekuestruara. Dorezimi i pasurise se sekuestruar te administratori i pasurise shoqerohet me dokumentacionin perkates ligjor nese ka perfshire dhe librat e llogarise per shoqerite tregtare te cilat permbaruesi gjyqesor ia kerkon personit zoterues te pasurise. Per qellime administrimi ne mungese te dokumentacionit te lartpermendur Agjencia mbledh te dhena ne rruge zyrtare dhe ia ve ne dispozicion ekspertit kontabel te caktuar prej saj i cili ia paraqet raportin perkates kesaj Agjencie. Ne vendim thuhet se ngarkohen Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara dhe Sherbimi Permbarimor per zbatimin e ketij vendimi.
Ekzekutimi i vendimit te gjykates per konfiskim te pasurive
Ne udhezimin e ri thuhet se administratori i pasurise ia dorezon kerkesen per ekzekutimin e vendimit te konfiskimit permbaruesit gjyqesor te caktuar ne vendimin e gjykates. Per ekzekutimin e vendimit per konfiskimin e pasurive zbatohen rregullat parashikuara ne shkrimin kryesor. Permbaruesi gjyqesor urdheron institucionet pergjegjese per kalimin e pasurise ne pronesi te shtetit dhe ne administrim te Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara menjehere pas marrjes se njoftimit te vendimit te konfiskimit. Pasurite e konfiskuara regjistrohen ne zyren vendore te regjistrimit te pasurive te paluajtshme sipas dispozitave te Kodit Civil.
Pagesat per sherbimin permbarimor
1. Pagesat e sherbimit permbarimor per ekzekutimin e vendimit te sekuestrimit percaktohen sipas tabeles se meposhtme qe i bashkelidhet ketij vendimi dhe pjese perberese e tij.
2. Agjencia perjashtohet nga pagesa paraprake e sherbimit per ekzekutimin e vendimit te
konfiskimit.
11 Nentor 2010