E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizja e lire qeveria rivendos taksen 10 euro per fluturimin me avion



Ervin KOCI

Europa vendos ti heqe vizat shqiptareve per te levizur lirshem brenda hapesires Shengen por qeveria shqiptare ben te kunderten. Pikerisht ne kete moment te shume pritur per te gjithe shqiptaret dhe kur pritet qe te kete nje fluks te levizjeve jashte vendit qeveria ka menduar se si te shtoje te ardhurat ne buxhet duke i penalizuar shtetasit shqiptare me nje takse shtese prej 10 eurosh. Behet fjale per nje takse e cila do te rivihet ne perdorim pas disa vitesh heqje e cila me pare njihej me emrin taksa e kalimit te kufirit. Sipas nje udhezimi te posacem te qeverise kjo takse prej 10 eurosh ose 1400 lekesh do te paguhet nga cdo shtetas shqiptar ne aeroportin e Rinasit kur ai do te largohet nga vendi me avion. Kjo takse qesharake dhe aspak e kuptimte qe per vite me radhe ka penalizuar qytetaret shqiptare duke i diskriminuar ata brenda vendit te tyre ndryshe nga shtetasit e huaj fillimisht do te perdoret ne te vetmin aeroport nderkombetar te vendit. Por nuk perjashtohet asnje mundesi qe kjo takse te vihet me vone edhe ne pikekalimet kufitare ne portet detare te vendit si dhe ne pikekalimet tokesore.

Udhezimi
Udhezimi Per cmimet dhe tarifat te ndryshuar dhe te nenit 11 te ligjit nr.9975 date 28.7.2008 Per taksat kombetare me propozim te Ministrit te Financave dhe Ministrit te Puneve Publike dhe Transportit kerkuan Ne udhezimin nr.40 date 24.12.2008 Per percaktimin e tarifes se sherbimit per kalimin me avion te kufirit te Republikes se Shqiperise behet ndryshimi i meposhtem 1. Tarifa e sherbimit per kalimin me avion te kufirit te Republikes se Shqiperise eshte ne shumen 10 euro dhe paguhet nga udhetari ne momentin e blerjes se biletes pervec rastit kur udhetari eshte tranzit dhe nuk e kalon kufirin por qendron ne ambientet e aeroportit deri ne vazhdimin e udhetimit te tij. Ky udhezim hyn ne fuqi menjehere dhe botohet ne Fletoren Zyrtare.

Kompanite ajrore
Taksa qe eshte propozuar nga qeveria dhe qe do te vihet pas pak kohesh do ti shtohet edhe cmimeve te kripura qe mbajne kompanite ajrore vendase dhe te huaja te cilat lidhin vendin tone me Europen. Kompanite ajrore kane nje sistem te vecante per shitjen e biletave. Behet fjale per ndarjen e vendeve ne disa kategori. Kjo lidhet ngushte me cmimin e biletave. Nje punonjese prane nje zyre per shitje biletash tregon mekanizmin e ketij sistemi. Sipas saj ne kategorine e pare qe njihet si Red Tickets vendosen disa vende me cmim te lire ne kategorine e dyte economy cmimet fillojne te rriten dhe pjesa tjeter qe mbetet perfshihet ne kategorine e biletave economy flexible te cilat shiten me cmim maksimal kundrejt kerkeses dhe ofertes. Ky eshte nje mekanizem kundrejt te gjitha ligjeve te cilin e aplikojne kompanite ajrore. Ajo qe nuk dihet ka te beje me numrin e vendeve qe perfshihen ne Red Tickets nga ku edhe nisin cmimet thote punonjesja. Rritjen e cmimeve gjate sezonit te veres ajo e konsideron si te lidhur ngushte me kerkesen e madhe per bileta nga shqiptaret gje qe ne ekonomine e tregut perdoret maksimalisht nga kompanite ajrore per te perfituar.

BOX////////////////////////////
Fiksimi i cmimeve KE gjobit me 799 milione euro 11 kompani ajrore

Komisioni Europian ka denuar 11 kompani ajrore me gjithsej nje gjobe prej 799 milione euro per shkak te manipulimit dhe fiksimit te cmimeve. Komisioni Europian beri te ditur se keto kompani ajrore kishin koordinuar shpenzimet per karburantin dhe sigurine pa bere asnje ulje cmimi qe nga viti 1999 deri ne vitin 2006. Denimin me te larte e mori kompania ajrore Air France qe duhet te paguaje 310 milione euro ndersa British Airways do te ndeshkohet me 104 milione euro. Lufthansa arriti te shmange denimin pasi kishte bashkepunuar me KE-ne. Vete kompanite protestuan mbi kete vendim pasi sipas tyre gjithcka kishte ndodhur ne nje kohe krize ekonomike por ky justifikim nuk u mor parasysh.

Shkurt////////////////////////////
Dhoma e Tregtise trajnim bizneseve per aftesite negociuse

Qendra e Kerkimeve dhe e Trajnimeve per Biznesin e Dhomes se Tregtise dhe Industrise se qarkut Tirane ne bashkepunim me partnerin e saj EIFI Austria Instituti per Nxitjen e Zhvillimit Ekonomik e Dhomes Ekonomike Federale te Austrise perfundoi dje nje trajnim me bizneset mbi Aftesite Negociuese dhe Argumentuese. Moduli u realizua me nje nga lektoret e njohur nderkombetare te fushes Prof. Victor Dedic. Trajnimi u fokusua ne rendesine gjithnje e me te madhe qe komunikimi ne biznes ka per mbylljen e kontratave dhe argumentimin e perfitimeve dypaleshe. Nepermjet seancave praktike simulimeve dhe perdorimit te mjeteve moderne te informacionit trajnimi realizoi formen e re dhe kryesore te shitjeve sot ne bote qe eshte marketingu i marredhenies se drejtperdrejte me klientin. Moduli u shoqerua me shume seanca praktike dhe simulime.

Reagimi i AMC per licencen 3G

AMC qe prej lajmerimit publik te tenderit per nje licence te vetme 3G ka shprehur rezervat e saj persa i perket ketij procesi ne lidhje me faktin qe krijon kushte monopolistike ne treg si dhe me cmimin e larte per licencen cmimi dysheme i tenderit ishte 12.5 milione euro. Per keto arsye AMC vendosi te mos marre pjese ne nje proces qe e konsideron te demshem per tregun shqiptar te telefonise celulare i cili perballet me presione te medha nga ana e enteve rregullatore. AMC gjithashtu mbeshtet dhenien e menjehershme te me shume licencave 3G me qellim qe te rikthehet konkurrenca ne treg dhe te shmanget krijimi i nje monopoli ne segmentin e tregut. Po per kete ceshtje dje ka reaguar edhe operatori tjeter i telefonise celulare Plus drejtori i te cilit ka kerkuar nga qeveria shqiptare liberalizimin e ketij tregu.

KESH ndryshime ne ligj per shitjen e energjise

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka propozuar ndryshime ne ligj ne menyre qe te mund te shese e te bleje energji. Ky propozim nga ana e KESH-it per shitjen dhe blerjen e energjise brenda 24 oreve vjen per te rritur eficiencen e depozitave energjetike dhe shperndarjen e saj me me efikasitet. Kryetari i ERE-s Bujar Nepravishta tha se keto masa jane te nevojshme qe KESH te rrise sasine e eksportuar te energjise. Kohet e fundit situata e reshjeve ka qene e favorshme dhe KESH pritet te rrise sasine e eksportuar.

Nafta bie cmimi i arit te zi ne tregun boteror

Cmimi i naftes se paperpunuar dhe vlera e aksioneve ne burse kane rene per te katerten dite me radhe. Nafta ne bursen e New Yorkut u tregtua me 86.70 dollare amerikane per fuci. Vetem gjate javes cmimi i naftes u zvogelua per 6.6 per qind. Cmimet filluan te bien si pasoje e shqetesimeve per ngadalesimin e zhvillimit te ekonomise amerikane. Po ashtu njoftohet se ne tregun e New Yorkut gjate kesaj jave ka pasur nje ulje te dukshme edhe te cmimit te arit.

11 Nentor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›