E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa Familja Rugova institucion i rendesishem i Kosoves

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa tha ne nje interviste per Zerin e Amerikes se dyert e kesaj partie jane te hapura per familjen Rugova te cilen e cilesoi si institucion te rendesishem te Kosoves. Ne intervisten dhene korrespondentit tone ne Prishtine Besim Abazi ai thote se eshte i gatshem per bashkepunim me te gjitha forcat politike te qendres se djathte por perjashton cdo mundesi te perseritjes se koalicionit te partise se tij me Partine Demokratike te Kosoves.

Zeri i Amerikes Zoti Mustafa keni vetem pese dite ne krye te Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe gjate kesaj kohe eshte dashur te zgjidhet udheheqja e re e partise dhe te pergatiten listat e kandidateve tuaj per zgjedhjet. Si ka rrjedhe ky proces sipas jush

Isa Mustafa Une mendoj se procesi ka rrjedhe shume mire. Kemi pasur nje Kuvend te suksesshem zgjedhor te LDK-se kemi pasur nje kuvend ne te cilin kemi reflektuar demokraci te plote sepse e kemi bere me zgjedhje te fshehta. Kemi pranuar rezultatet si rezultate legjitime te gjithe ne. Kemi bere nje ndryshim ne lidershipin e LDK-se jo vetem te kryetari por ndryshim te rendesishem edhe ne kryesine e LDK-se dhe ne Keshillin Qendror. Ndryshimet ne kryesi dhe Keshill qendror arrijne diku rreth 50 per qind qe mendoj se eshte nje ndryshim shume i madh per nje periudhe te shkurter kohore ne te cilen ne i kemi zhvilluar zgjedhjet dhe jemi pergatite per reformat e partise. Gjate kesaj periudhe kemi hartuar po ashtu edhe listen e kandidateve tane per deputet te Kuvendit te Republikes se Kosoves. Lista eshte aprovuar me konsensus te plote te Keshillit Qendror te LDK-se.

Zeri i Amerikes Nderkohe ka pasur debate rreth kesaj ceshtjeje dhe kandidimit te njerezve nga partia juaj. Ne kete kuader i biri i presidentit te ndjere te Kosoves Uke Rugova me listen e tij vendosi qe te shkoje me Aleances per Ardhmerine e Kosoves e jo me ju. fare do te thote kjo per LDK-ne A eshte kjo nje ndarje e re e saj

Isa Mustafa Nuk eshte ndarje. Une kam biseduar me zotin Uke Rugova. I kemi ofruar qe ai te futet ne listen tone sipas deshires se tij do te thote ne i kemi dhene oferten tone nuk kemi bere kerkese por kemi thene qe ne qofte se eshte i disponimit ne qofte se eshte vullneti politik dhe nese eshte orientimi politik sepse ai e ka deklaruar kete orientim edhe me pare qe te aktivizohet ne LDK atehere vendi i tij eshte ketu. Ka qene te themi nje skajim i asaj liste nga procesi zgjedhor i LDK-se sepse eshte kryer jashte ketij procesi zgjedhor dhe njerezit qe jane ne ate liste nuk kane marre pjese ne te gjitha nivelet e zgjedhjeve keshtu qe nuk kemi mundur te bisedojme lidhur me kycjen e tyre ne organet partiake sepse ato organe kane perfunduar me mbajtjen e Kuvendit zgjedhor te LDK-se. Por eshte dhene oferta qe ai te inkuadrohet ne listen e deputeteve. Ai oferten e ka mirepritur njehere pastaj dje eshte shprehur se megjithate i mbetet opsioni qe te bisedoje edhe me tutje me ekipin me te cilin kane punuar dhe kam marre vesh se kane shkuar ne AAK. Une e vleresoj kete si ceshtje te vullnetit politik si ceshtje te diversitetit politik qe ne domosdo duhet ta zhvillojme edhe si konkurrence edhe si orientim individual si te drejte te orientimit individual dhe nuk shoh asgje te keqe. Zoti Rugova i ka gjithmone dyert e hapura ne LDK dhe po ashtu do te jene dyert e hapura edhe per bashkepunim te metutjeshem.

Zeri i Amerikes Por familja Rugova ne nje reagim te publikuar dje e quajti po e citoj poshteruese oferten tuaj. Cila ishte qasja e zotit Rugova dhe pse nuk u moret vesh

Isa Mustafa Une mendoj se ne kemi respekt te plote edhe si LDK por edhe une personalisht per familjen Rugova. Une ate e konsideroj si nje institucion shume te rendesishem te Kosoves. Oferta eshte dhene per deputet te Republikes se Kosoves dhe une mendoj se qenia deputet i Republikes se Kosoves nuk ka te beje fare me poziten poshteruese ashtu sic eshte shkruar shkresa. Une edhe dyshoj qe familja Rugova e ka hartuar nje shkrese te tille. Une mendoj se shkresat po i hartojne ata qe jane infiltruar aty edhe nga subjektet tjera por do te mbetet ajo ceshtje qe me vone te shihet se cfare eshte. Mosmarreveshje nuk ka pasur. Kerkesa e zotit Rugova ishte qe te kycen edhe te tjeret nga lista ne listen e deputeteve. Por vullneti jone dhe gatishmeria jone ka qene qe ne ta perfshijme tani per tani zotin Uke Rugova dhe jo te perfshijme me shume nga lista.

Zeri i Amerikes Zoti Mustafa ka pasur edhe disa largime tjera nga partia juaj keto dite. A po u kercenohen ndarje te reja

Isa Mustafa Une mendoj jo. Nuk kemi kurrfare kercenimi. Une me teper e shoh kete si profilizim te partise si profilizim te LDK-se meqenese me kete ne nje forme po profilizohemi do te thote po mbesin ne LDK ata qe jane te perkushtuar qe jane ngushte te lidhur me LDK-ne. Ndersa te tjeret qe jane te luhatshem po levizin nga LDK ne subjekte tjera ose po kerkojne edhe oferta te tjera. Ne do te zhvillojme nje profilizim te qarte te LDK-se. Ky profilizim do te behet edhe sa i perket adresimit ndaj programit te LDK-se dhe sa i perket adresimit ndaj elektoratit. Une e kam paralajmeruar ne mbledhjen e fundit te Keshillit Qendror te LDK-se se ne performancen e njerezve ne LDK do ta percaktojme ne baze te perkrahjes qe ata do te marrin ne keto zgjedhje.

Zeri i Amerikes Midis kritikeve tuaj ka pasur edhe te atille qe kane theksuar se LDK po shnderrohet ne parti rajonale. Si u pergjigjeni ju dhe a po rajonalizohet vertete skena politike ne Kosove

Isa Mustafa Une mendoj se nuk po ndodhe fare. shte me teper nje lufte politike qe tashme po zhvillohet kunder LDK-se me qellim qe LDK-ja te locohet te themi ne nje skaj apo ne nje pjese te Kosoves. Ne kemi dege te LDK-se shume te forta jo vetem ne pjesen e Llapit ashtu sic thuhet apo Gollakut. Kemi dege shume te forta kemi Istogun qe eshte ne qender te Dukagjinit qe eshte nje dege shume e forte e LDK-se ku kryetari i komunes ka fituar pa balotazh. Kemi nje dege shume te forte te LDK-se ne Prizren. Kemi nje dege shume te forte ne Suhareke. shte e forte dega e LDK-se ne Rahovec. Jemi duke e konsoliduar degen e LDK-se ne Peje. Kemi arritur nje konsensus te pergjithshem te njerezve qe kane vepruar dhe udheheqe LDK-ne ne pjese te ndryshme te komunes se Pejes. Jemi ne proces te konsolidimit te deges se LDK-se ne Gjakove dhe njerezit qe e kane shkaterruar kete dege ata tani kane kaluar ne listen tjeter por ne po bejme maksimumin qe nje dege e cila ka pasur gati 90 per qind kane qene te LDK-se nuk ka pasur arsye qe te bjere ne 5 apo 6 per qind sepse potenciali ekziston vullneti i njerezve ekziston dhe ne do ta rikthejme ate gjendje.

Zeri i Amerikes Thate se eshte lufte kunder LDK-se. Kush po e udheheqe kete lufte

Isa Mustafa Po natyrisht se jemi tani ne procesin e zgjedhjeve kemi nje rivalitet te forte. shte nje rivalitet qe ne jeten politike sikurse ne jeten ekonomike eshte i arsyeshem. Kemi te bejme edhe me fushaten mediale sepse nje pjese e madhe e medieve gjendet ne duart e PDK-se apo influencohet nga Partia Demokratike keshtu qe ketu nuk shoh asgje te keqe apo asgje qe nuk ndodhe sepse gjerat ndodhin por ne natyrisht duhet te jemi te pavarur te zhvillojme orientimin tone dhe une mendoj se do te arrijme te konsolidojme teresisht rrjetin e LDK-se ne tere territorin e Kosoves. LDK-ja kurre nuk mund te regjionalizohet sepse LDK-ja ka linde ne tere Kosoven dhe ne tere Kosoven do te zhvillohet.

Zeri i Amerikes Zoti Mustafa jeni identifikuar si kundershtari kryesor i koalicionit te deritashem qeverises. Nga ana tjeter edhe partite tjera qe i keni cilesuar me te aferta me ju tashme kane marre nje kurs tjeter politik. Kush mund te jene partneret tuaj pas zgjedhjeve nese ju ta zeme i fitoni ato

Isa Mustafa Une vleresoj se partneret mund te jene ata qe kane programe te ngjashme me LDK-ne qe jane kryesisht te qendres se djathte. Por natyrisht se te themi ne kete levizje para zgjedhjeve cdo njeri po deshiron te rikonsolidohet te kerkoje sa me shume aleanca te mbledhe sa me shume rreth vetes. Mua kjo totalisht nuk me pengon sepse eshte fjala per rigrupime qe ndodhin para zgjedhjeve. Me mire qe rigrupimet te behen para fushates sesa te behen pastaj kur njerezit zgjidhen dhe te behet kalimi nga nje subjekt ne subjektin tjeter. Une shoh mundesi te mire te bashkepunimit me te gjithe te themi edhe PDK-ne edhe me te tjeret por jo mundesi te koalicionit sepse nje koalicion me PDK-ne nuk do te ishte ne interes te Kosoves ne te ardhmen per arsye se do te ngulfatej demokracia ne Kosove sepse do te jene dy parti qe duhet te dalin prape si parti te medha. Ne insistojme dhe do te punojme qe si objektiv ta kemi qe ne ti fitojme zgjedhjet dhe te jemi partia e pare. Mirepo natyrisht cdo gje do te varet nga besimi qe do te marre nga qytetaret dhe nga rregullsia e zgjedhjeve. Ne anen tjeter shoh edhe mundesi te bashkepunimit me AAK-ne me FER-in dhe me subjekte te tjera me te cilat kemi nje afersi programore.

Zeri i Amerikes Por e perjashtoni PDK-ne

Isa Mustafa E perjashtoj ne kete rast dhe mendoj se do te ishte i demshem nje koalicion i tille jo per cfare ka ndodhur ne te kaluaren por per shkak te asaj se nuk duhet te ndodhe ne te ardhmen sepse vertete vleresoje se kjo nuk do te ishte ne dobi te qeverisjes se mire. Nuk do te ishte ne dobi te demokracise dhe nuk do te ishte edhe ne dobi te LDK-se duke pasur parasysh se une konsideroj qe qeverisja e kaluar ka qene nje qeverisje qe nuk i eshte dashte Kosoves mos ta cilesoj tani ndryshe sepse jemi para fushates mirepo vleresoj se nje gje te tille ne nuk duhet ta perserisim.

Zeri i Amerikes Por a jeni te gatshem te merrni pergjegjesite e forces suaj politike sepse ajo ishte pjese e ketij koalicioni

Isa Mustafa Gjithsesi gjithsesi. Ne do te analizojme kete. Do te shohim se ku kemi bere leshime cilat jane gabimet e LDK-se ne ate qeverisje si ne duhet ti korrigjojme ato ne menyre qe ne partneritetet e ardhshme politike te mos bejme leshime te tilla. Une jam koshient se ne jemi ne nje faze themi fillestare te tranzicionit jo vetem ekonomik por edhe te tranzicionit politik sepse mungojne pervojat mungojne edhe themi saktesimet e raporteve te partnereve ne procesin e koalicionit dhe permbajtja apo permbushja e obligimeve te cilat merren nga partneret ne koalicion dhe kjo ka ndodh edhe te LDK-ja pa barazite e partnereve sic ka ndodhur ketu te ndarja e ministrive e buxhetit e pozitave ne menaxhimi ne kompanive publike dhe nje gje e tille nuk eshte e mire te ndodh te ardhmen sepse ajo do te ndikoj qe fund te kemi nje shtet nje partiak ashtu sic na ka mbet Kosova tani deri ne zgjedhje.

Zeri i Amerikes Ku e shihni zotin Mustafa pas zgjedhjeve ne krye te Prishtines apo diku tjeter

Isa Mustafa Une do te deshiroja ti fitojme zgjedhjet si Lidhje Demokratike do te deshiroja po ashtu qe gjate kesaj fushate te identifikojme edhe njerezit te cilet do te jene ne gjendje te bartin pergjegjesine ne krye te sektoreve te ndryshme apo ministrive te ardhshme edhe te kryeministrise sepse ne ne qofte se i fitojme zgjedhjet ne nuk do tia leme askujt qe te behet kryeminister per pos kandidatit nga Lidhja Demokratike e Kosoves. Une me teper jam per ekipe per mundesine e zgjedhjes edhe te njerezve te tjere per kryeminister te Republikes se Kosoves prandaj ne qofte se ne bejme zgjidhje adekuate une me shume do te deshiroja qe ta shoh veten ne vazhdimin e puneve ne Prishtine nderkaq te shoh kryeministrine apo qeverine e Republikes se Kosoves nen udheheqjen e Lidhjes Demokratike por me kuadro tjera sepse vleresoj qe ne duhet ta diversifikojme edhe angazhimin politik dhe angazhimin qeveritar te njerezve nga LDK-ja dhe duhet te gjejme njerez sepse njerez ka qe te qeverisin mire Kosoven.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›