Aksidentohet piloti i Formulës 1
Piloti polak i Formulës 1 është plagosur rëndë gjatë një aksidenti me makinë në afërsi të Gjenovës.
Mediat italiane bëjnë të ditur se Robert Kubica ka pësuar thyerje të shumta dhe i është nënshtruar një operacioni urgjent.
“Roberti është shumë i fortë dhe do t`ia dalë“, u tha mediave menaxheri i tij, Daniele Morelli.
Në kohën e aksidentit, Kubica ishte me komandat e Skoda Fabija-s para startit të relit Ronde di Andora.