E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të Kuqtë mposhtin Blutë

Liverpooli ka shënuar fitore minimale si mysafir i Chelseat në derbin e javës së 26-të të  Premier Ligës.

Takimi i zhvilluar të dielën në Stamford Bridge përfundoi me rezultat 1-0 në favor të mysafirëve, ndërsa ky ishte dështimi i parë i Fernando Torres përballë ish-skuadrës së tij.
 

Mysafirët erdhën deri te goli i avantazhit pas një krosimi të kapitenit Steven Gerrard, ndërsa më së miri para portës u gjet Raul Meireles për të kaluar Redsat në epërsi (69’).

Goli i Meireles rezultoi të ishte goli i fitores, pasi vendasit nuk arritën të bënin diçka në favor të tyre deri në fund të ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›