E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiten lokalin ne Permet pranga dy bashkepunetoreve

Foto ilustruese mjetet e perdorura per grabitjen

Permet 25 shkurt 2011 NOA- Dy persona kane rene ne prangat e policise se Permetit pasi jane arrestuar ne flagrance per vjedhje me thyerje te nje lokali.

Rreth ores 23.00 mbremjes se djeshme ne dalje te qytetit te Kelcyres u be e mundur kapja dhe arrestimi ne flagrance i shtetasve Artur Xhemali 46 vjec lindur dhe  banues ne Memaliaj te rrethit Tepelene i denuar me  pare  per vjedhje Shefit Jaupi 25 vjec lindur dhe banues ne fshatin Allkomemaj  te rrethit Tepelene.

Arrestimi i tyre u be pasi ne  fshatin Ballaban te rrethit  Permet mbremjen e djeshme rreth ores 21.00 keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kryer me thyerje vjedhjen e lokalit ne pronesi te shtetasit  I.R lindur dhe banues ne Ballaban te rrethit Permet.

Prej andej kane marre  nje sasi te konsiderueshme stekash me cigare nje  aparat ekspresi  pije freskuese detergjent larje  si dhe 30 000 leke.

Keta shtetas pasi kane kryer vjedhjen duke perdorur leva hekuri pinca kacavida dhe dorashka jane larguar ne drejtim te Kelcyres me automjetin e tyre tip Fiat me targa BG 106 EC me pronar Artur Xhemali.

Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar sendet e vjedhura si dhe sendet qe kishin perdorur per te kryer vjedhjen si pinca leva hekuri kacavida dhe dorashka.

Arrestimi erdhi pas postblloqeve te ngritura nga ana e policise pas denoncimit te vjedhjes nepermjet nje telefonate.

Dy te ndaluarit do te hetohen per vepren e Vjedhjes se kryer ne bashkepunim.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme Lidhjearrestuar ne flagrance Artur Xhemali Balaban denoncimit Shefit Jaupi vjedhje e kryer ne bashkepunim vjedhje me thyerje

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›