Vrasja e taksistit ne Korçë

Shkon ne gjashte numri i te akuzuarve për ekzekutimin e taksistit nga Korça, Fredi Talleli, vrasje, qe sipas policisë kishte si qellim vetëm grabitjen e mjetit. Pas hetimeve, ekspertet kane zbuluar se vdekja e babait te dy vajzave ka ardhur si pasoje e goditjes me çekan ne koke nga Elkeno Renavi dhe jo nga plumbat qe ka qëlluar 17-vjeçari Arnest Xhaçka ne trupin e te ndjerit. Veç dy te rinjve nga Bilishti, si bashkëpunëtore ne këtë ngjarje akuzohen edhe dy persona nga Elbasani, një nga Laçi dhe një tjetër nga ishull Lezha. Mësohet se gjashte te pandehurit kane pranuar akuzat, ndërsa tashme pritet te hidhet shorti ne Gjykatën e Korçës për nisjen e procesit.
Shpërndaje