E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet shefi i qarkullimit, shkak shpejtësia

Aksidentohet shefi i Policisë së Qarkullimit për qarkun e Lezhës, Marjan Laca. Shkak dyshohet shpejtësia e madhe.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të aeroportit të Rinasit gjatë kohës që 38-vjeçari po udhëtonte drejtën Tiranës.

Nga humbja e kontrollit të makinës, ajo është përmbysur dhe ka përfunduar në kanal. Laca mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar për në Spitalin Ushtarak./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›