Jahjaga: Nuk obligohem që të jap dorëheqje

Presidentja e Kosovës Atiftete Jahjaga, ka thënë në një intervistë për Radio Kosovën, se nuk obligohet që të tërhiqet nga posti i presidentes.
Duke folur për zhvillimet e reja në skenën politike në vend, pas kthimit të Ramush Haradinajt dhe mundësisë që të krijohet koalicioni PDK-AAK, si dhe mundësia që në marrëveshje të futet edhe posti i presidentit, Jahjaga ka thënë se atë nuk e obligojnë vendimet e partive politike dhe as marrëveshjet ndërmjet tyre.
Platforma serbe, sipas presidentes është për konsum të brendshëm të Serbisë dhe për strukturat udhëheqëse të saj./Indeksonline/