Gashi: Rasti “Kleçka” krejtësisht politik

Avokati mbrojtës i deputetit Fatmir Limaj, Tomë Gashi, ka ripërsëritur se rasti “Kleçka” ku është i përfshirë edhe klienti i tij, është krejtësisht politik.
Gashi i ka bërë këto deklarata pasi që prokuroria e EULEX-it ende nuk i ka dorëzuar palës mbrojtëse aktvendimet e marra në rastin “Kleçka” për vazhdimin e paraburgimit për deputetin Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij, raporton RTK.
Ndërkohë, deputeti Fatmir Limaj dhe bashkëluftëatarët e tij, janë në paraburgim për akuzat në rastin “Kleçka”, i cili u kthye në rigjykim./Indeksonline/