E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentoi 2 efektivë policie, Prokuroria ndryshon akt-akuzën ndaj Edmir Kolecit

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ndryshon akt-akuzën për Edmir Kolecin, i dyshuar si autori që përplasi për vdekje me makinë efektivin e policisë Selman Lena dhe duke plagosur efektivin tjetër Preng Lleshi.

Burime nga Prokuroria e Tiranës, bëjnë me dije se kanë në dorë një akt ekspertimi të ri të mbërritur nga Policia e Shtetit, ku rezulton se ngjarja e Kamzës nuk është ë qëllimshme, por aksidentale.

Ndërkohë, ende nuk ka një vendim për ndryshimin e akt-akuzës. Akuza fillestare ndaj Edmir Kolcit, është “Vrasje për shkak të detyrës” dhe “Tentativë vrasje”. 

Ndryshimi i akt-akuzës, lidhet drejtpërdrejt me masën e dënimit që do marrë përfundimisht Edmir Koleci.

NGJARJA
Sipas policise, Edmir Koleci, mbremjen e se shtunes, 4 maj në aksin rrugorë Tiranë – Kamëz, në Bulevardin Blu, ka vrarë, duke e aksidentuar me mjetin e tij tip “B.M.W x 6”, me targa EU 097 WL punonjësin e policisë Selman Lena dhe ka tentuar të vrasë punonjësin e policisë Preng Lleshi, të cilët kanë qënë me shërbim në zbatim të detyrave funksionale për ruajtjen e rendit dhe qetësise publike, si dhe parandalimit të ngjarjeve të ndryshme kriminale në një postobllok të ngritur për këtë qëllim.

Koleci pas krimit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Por, është kapur me pas nga forcat e policisë së kryeqytetit, i ndodhur në shoqërinë e shtetasit Shkelzen Sylaj. Ky i fundit e ka përkrahur 37-vjeçarin gjatë largimit dhe fshehjes nga organet e drejtësise, duke përdorur mjetin e tij tip “Benz” me targa TR 5402 N, sipas Policisë së Tiranës. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›