Dekanati anulon ekspeditat mësimore mbi 100 km, studentët kundër
TIRANË- Studentët e degës së gjeografisë në Tiranë kundërshtojnë vendimin e fundit të dekanatit, i cili ka anuluar ekspeditat për praktikë mësimore mbi 100 km, në qytete të ndryshme të vendit, ndërkohë që janë reduktuar edhe shpenzimet për udhëtimet.
Të rinjtë kërkojnë që të kryejnë ekspeditat në të gjithë vendin dhe atyre t'u sigurohet fjetja dhe shprehen se nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet, ata nuk do ta zhvillojnë praktikën mësimore.
Dekani i fakultetit të Histori - Filologjisë, Shezai Rrokaj, tha se, gjithçka është organizuar në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave i cili përcakton qartë se në udhëtimet mbi 100 km studentëve nuk u paguhet dieta. Ai mohon se ka mungesë fondesh ndërkohë që shprehet se studentët duhet të ndjekin praktikën në bazë të axhendës që është miratur dhe pritet të fillojë në 1 qershor.
Kërkesat e studentëve janë dërguar në Rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit.
(e.m/ata/BalkanWeb)